Gjoleka, djali i Abazit
Të enjte më 20.30
Cinema Romano
Galleria Subalpina, Piazza Castello, Torino
Të enjte më 16 dhjetor 2010 në orën 20.30 në Kinema Romano të Torinos (adresa Galleria Subalpina, Piazza Castello), shoqata Piemonte Movie dhe Shoqata italo-shqiptare Vatra paraqesin filmin artistik “Gjoleka djali i Abazit”. Do të jenë të pranishëm në sallë regjisori i filmit, Dhimitër Anagnosti, një nga baballarët e kinematografisë shqiptare, dhe e shoqja e tij, aktorja e famshme shqiptare Roza Anagnosti.
Filmi – që do të shfaqet në gjuhë origjinale (shqipe) dhe me nëntituj në italisht) – do të prezantohet nga regjisori i ri Erion Kadilli dhe nga gazetari Benko Gjata.
Lexo edhe: Reçension i filmit nga Roland Sejko: “Përralla e re e Dhimitër Anagnostit”
Dhimitër Anagnosti, kinemaja si ndërgjegje