in

Vdes 11 vjeç dhe dhuron organet. Kina përkulet para heroit të saj të vogël

Kur i diagnostikuan një tumor të pashërueshëm, Liang Yaoyi, vetëm 11 vjeç, kërkoi me ngulm që organet e tij të dhuroheshin. Në një vend si Kina ku kultura e dhurimit të organeve nuk është shumë e përhapur

Romë, 13 gusht 2014 – Ishte vetëm 11 vjeç, por kishte një ndjenjë atruizmi që shumëkush duhet t’ia ketë zili. Rrjetet sociale në internet po përhapin në mbarë botën historinë e Liang Yaoyi, një djalë i vogël kinez, 11 vjeç, i sëmurë nga një tumor i pashërueshëm në tru.

Me të kuptuar situatën e tij, vogëlushi ka vendosur, personalisht e me bindje të plotë, që pas vdekjes organet e tij të dhuroheshin. “Për të shpëtuar jetë të tjera” duket se ka thënë vogëlushi, që dëshironte të bëhej mjek kur të rritej.

Vendimi zemërgjerë i tij ka prekur thellë mbarë Kinën, një vend ku kultura e dhurimit të organeve është relativisht e re dhe jo shumë e përhapur.

Ndërsa në web, të gjithë po preken nga fotografia që tregon trupin e vogëlushit në barrelë të mbuluar dhe anash tij mjekë e infermierë të përkulur para tij. Një gjest që kanë përsëritur tri herë, siç e do zakoni kinez për të respektuar e për të shprehur dhimbjen e thellë për dikë që ndahet nga jeta. Këtë radhë për një vogëlush që me zemërgjerësinë e tij i dha një leksion të vyer një vendi të tërë, me një miliard e gjysmë persona. Vetëm tetë orë nga vdekja e Liang Yaoyi, veshkat dhe mëlçia e tij shpëtuan dy jetë të tjera. Tamam siç dëshironte ai.

Nishani, shumë bujar me modelin e vjetër

E vërteta mbi trashëgimtarët e Ismail Qemalit