in

Vdes 27 vjeçari që në Tiranë kurohej kundër tumorit me sodë buke

Nën hetim Tullio Simoncini, ish mjek i dëbuar nga Urdhri i mjekëve në Itali por që në Tiranë duket se ushtron pa problem profesionin. Duke “kuruar” me sodë buke tumorin sepse është i bindur që është kërpudhë

Tullio Simoncini
Romë, 26 tetor 2012 – Më 18 tetor në Shqipëri ndërron jetë 27-vjeçari nga Catania Luca O., i sëmurë me tumor në kokë, që në Tiranë kurohej me sodë buke. Sipas agjencisë së shtypit ANSA, ka qenë familja e të ndjerit që ka nxjerrë lajmin duke ngritur padi kundër mjekut italian Tullio Simoncini që ka praktikuar në një spital privat të Tiranës këtë kurë.

Nga policia e Tiranës, që ka në dorë padinë e familjes, sigurojnë se “kanë nisur hetimet mbi mjekun italian, ekipin shqiptar dhe mbi spitalin ku ishte shtruar 27 vjeçari.

Dhe mjeku Tullio Simoncini ka zënë edhe herë të tjera faqet e kronikave në Itali, për shkak të kurave të tij alternative. Në Itali është “ish mjek” pasi është dëbuar nga Urdhri i Mjekëve dhe është dënuar për mashtrim e vrasje nga pakujdesia, por në Shqipëri duket se vazhdon të ushtrojë profesionin e tij pa ndonjë problem dhe të ofrojë “kurën” e tij me sodë buke kundrejt shumash marramendëse. (vijon)

Nasce la Rete delle Donne nel Mondo per promuovere la convivenza

‘Kuron’ tumorin me sodë buke në Tiranë. Mjeku paditet nga familjarët e pacientit