in

Vdes në repartin e Ndihmës së Shpejtë. Familjarët padisin spitalin

Ndue Gjinaj ndërron jetë në repartin e Ndihmës së Shpejtë të spitalit të Versilias. E shoqja dhe vëllezërit kërkojnë sqarime nga gjykatësit

Romë, 9 nëntor 2012 – Dëshiron të dijë si i ka vdekur i shoqi dhe nëse ka faj ndokush? Pse u trajtua fillimisht si ‘kod i kuq’ (rast shumë urgjent) nga Kryqi i Bardhë i Quercetës e më pas si ‘kod i verdhë’ në repartin e Ndihmës së Shpejtë? Këto pyetje ngre e shoqja e Ndue Gjinajt, 48 vjeçarit, baba i dy fëmijëve, që më 8 nëntor ndërroi jetë brenda një ore në repartin e Ndihmës së Shpejtë në spitalin e Versilias. Dëshpërimit të gruas i bashkohet edhe ai i vëllezërve të Gjinajt që të gjithë bashkë kanë vendosur të hedhin në gjyq kundër Asl-it 12 të Viareggios.

Sipas lanazione.it që jep lajmin, historia e 48-vjeçarit nis dje pasdite në një ullishtë të Quercetës ku kishte shkuar për të mbledhur ullinj siç bënte me pasion prej disa ditëve. Rreth orës 17, Gjinaj ndien dhimbje të forta në stomak. E vënë re një çift të moshuarish që vendosin të çojnë në selinë e Kryqit të Bardhë. Këtu mjekët dyshojnë për një problem kardiak dhe pas një sërë verifikimesh e nisin për në spitalin e Versilias me kodin e kuq “për probleme kardiake”. Në orën 18.19 Gjinaj mbërrin në repartin e Ndihmës së Shpejtë të spitalit, por kodin e kuq më të cilin ish nisur nga Kryqi i Bardhë ia kthejnë në të verdhë, që nënkupton problem shëndetësor mesatar. Nuk i bëjnë asnjë trajtim me urgjencë e kalon thuajse një orë deri sa i vjen radha. Ndërkohë gjendja shëndetësore e 48-vjeçarit përkeqësohet e fillon të vjellë. “Na thanë se ka thjesht të prera barku” tregojnë familjarët por brenda pak minutave burri ndërron jetë. Në Ndihmën e Shpejtë mendojnë se shkak i vdekjes mund të jetë një aneurizëm e aortës.

“Po pse nuk e trajtuan me kodin e kuq?” pyesin familjarët e Gjinajt. Ishte fatkeqësi apo neglihuan mjekët? Këto duhet të nxjerrë në dritë autopsia e më pas autoritetet e drejtësisë nëse do ta shohin të udhës të hapin hetimet.

 

 

Ha ucciso i figli. Ma il velo islamico cosa c’entra?

Puna e shqiptarëve në Itali