in

Vdes një punëtor, arrestohet punëdhënësi{br}Të dy shqiptarë

Fatkeqësi në punë. Bie nga 8 metra lartësi dhe humb jetën Ndoc Gomila. Arrestohet titullari i ndërmarrjes, Renato Ndreu

Romë, 29 gusht 2011 – Ka humbur jetën 44 vjeçari Ndoc Gomila. Ishte duke punuar për një ndërmarrje ndërtimi në Cambiano të Castelfiorentinos (FI)

Jetonte me gruan dhe tre fëmijët në komunën fiorentine dhe, duke qenë pa dokumente qëndrimi, vetëm me raste punonte në ndërmarrjen e 36 vjeçarit Renato Ndreu, që është arrestuar për vrasje nga pakujdesia, për punësim klandestinësh dhe mosrespektim të normave të sigurisë në vendin e punës.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga karabinierët, që arritën në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekësor, Gomila bashkë me Dreun po kontrollonte çatinë e një kapanoni që do të ristrukturonin. Pa e kuptuar ka nisur të ecë mbi dy pllaka pleksiglasi, që janë thyer dhe punëtori ka rënë nga 8 metra lartësi duke vdekur në vend.

Dëbimet: ja çfarë ka ndryshuar në ligj

Tepelenë. Tetëvjeçarit i shpërthen një predhë në dorë