in

Vendos të vrasë veten, por më parë çon vajzën në Polici

E dëshpëruar nga kriza, një 27-vjeçare shqiptare rezidente në Civitanova u kërkon agjentëve të policisë të kujdesen për të bijën një vjeçe. “Nuk dua të vjedh për të mbijetuar. Më mirë t’i jap fund jetës”

Romë, 6 qershor 2013 – Kriza godet rëndë e rastet e vetëvrasjeve nuk mungojnë. Për këtë zgjidhje duket se ka menduar edhe një nënë e re shqiptare, por më parë ka dashur të lërë në duar të sigurta vajzën e saj më të vogël.

Është paraqitur në komisariat në orën 11 të natës me vajzën 1 vjeçe në krahë. Agjentëve u ka thënë se është e dëshpëruar, pa punë qoftë ajo qoftë i shoqi, dhe se nuk ia del dot të vazhdojë të jetojë kështu. Policët të gjendur para një situate të pazakontë dhe delikate janë përpjekur të qetësojnë gruan që ishte aq e tronditur sa nuk arrinte të shpjegonte se çfarë po i ndodhte, cili ishte shkaku i kësaj situate.

Është dashur kohë që ajo të fitonte besim te agjentët e t’u hapej, t’u tregonte ferrin që po përjetonte.

27-vjeçarja shqiptare kish ardhur në Civitanova Marche 7 vjet më parë, bashkë me fëmijët dhe të shoqin që punonte në ndërtim. Për shkak të krizës, edhe i shoqi është pa punë prej disa muajsh dhe çifti nuk di si t’u japë për të ngrënë tre fëmijëve. “Nuk dua të vjedh për të siguruar jetesën – u ka përsëritur disa herë agjentëve – por edhe kështu nuk ia dal dot më. Më mirë t’i jap fund jetës”.

Ndërkaq në komisariat ka mbërritur një ekip mjekësor i thirrur nga policia që pas një bisede të gjatë i ka mbushur mendjen gruas të shtrohet në spital për t’iu nënshtruar trajtimit mjekësor të detyrueshëm.

Bazuar në elementët e paktë të dhënë nga gruaja, agjentët e policisë kanë arritur të gjejnë të shoqin me dy fëmijët e tjerë të çiftit. Më pas i kanë sinjalizuar rastin zyrës së shërbimeve shoqërore të Komunës.

Mësimi i Elhaidës

Macerata. Merrnin padrejtësisht pensionin social, denoncohen 14 shqiptarë