in

Venecia Arrestohet për trafik droge 31 vjeçari Haruni

Policia i gjen një kg marijuhanë në shtëpi, por edhe 116 kg të tjerë në një garazh aty pranë. në garazh. Droga që mund të sillte si fitim mbi një milion euro, ishte fshehur në 22 panelë metalikë.

Romë, 2 gusht 2012 – Ndërsa të martën paradite në Brindisi u zbuluan 310 kg marijuhanë e fshehur mes pllakave të xhamit, sasi e sapombërritur nga Shqipëria dhe që shkonte drejt provincës së Venecias, të njëjtën mbrëmje, në San Donà di Piave, gjithnjë në provincën e Venecias, u zbulua një tjetër sasi e madhe e të njëjtës lëndë, e konfeksionuar në mënyrë të ngjashme. Duket se dy operacionet e forcave të rendit kanë lidhje, edhe pse një gjë e tillë nuk konfirmohet as nga policia e as nga Guardia di Finanza.

Praktikisht, në San Donà di Piave, në banesën e Lulzim Harunit, 31-vjeçar me qëndrim të rregullt, që nuk kish pasur ndonjëherë probleme me drejtësinë, forcat e policisë gjejnë mëse një kilogram marijuhanë dhe i vënë hekurat shqiptarit. Pak më tutje, në një garazh të zonës, zbulohet thesari i vërtetë: 116 kg marijuhanë e mbyllur me silikon në 22 pllaka metalike të vendosura mbi njëra tjetrën, dhe policia është e bindur që edhe sasia “e vogël” e gjetur në shtëpi të Harunit është pjesë e drogës së garazhit.

Tani po hetohet për të kuptuar e kujt është gjithë kjo sasi droge, nëse garazhi përdorej si magazinë nga ndonjë tjetër apo Haruni e ç’rol ka ky i fundit në trafik.

Marijuhana e sekuestruar, e mjaftueshme për rreth 120 mijë doza, ishte e destinuar për të gjithë bregdetin e venecian e mund të sillte një fitim prej mëse një milion eurosh.

 

Come opporsi a una cartella esattoriale ritenuta ingiusta?

Ndalohen në Newcastle të Britanisë dy shqiptarë me karta identiteti italiane të rreme