in

Ndalohen në Newcastle të Britanisë dy shqiptarë me karta identiteti italiane të rreme

Dy personat kishin marrë avionin në Maltë e janë kthyer mbrapsht po aty

Tiranë, 2 gusht 2012 – Dy shqiptarë, emigrantë të paligjshëm, u ndaluan nga oficerët e Forcave Kufitare në aeroportin e Newcastle dhe nuk u lejuan të hyjnë në Britani. Lajmin e ka bërë të ditur zyra për shtyp e ambasadës britanike në Tiranë.

Sipas ambasadës, dy shqiptarët kanë mbërritur në Britani me një fluturim nga Malta të dielën në mëngjes (29 korrik). Kontrolli nga oficerët e kufirit zbuloi se të dy burrat kishin udhëtuar me karta identiteti të rreme italiane. Si rezultat dy personat i kthyen mbrapsht nga erdhën, pra në Maltë, ditën e martë, ndërsa linja Ajrore tani mund të gjobitet për mungesë të kontrolleve të duhura mbi njerëzit para se ata të niseshin nga Malta.

Ndalimi u bë nga Forca Kufitare Britanike, e cila është një komandë e zbatimit të ligjit brenda Ministrisë së Brendshme Britanike, përgjegjëse për kontrollet në hyrje dhe funksionet doganore në kufi, parandalimin e trafikimit të njerëzve, anti-kontrabandën për mallrat e ndaluara, trafikun e drogës e armëve, dhe mbrojtjen e pikave kufitare. (ATSh)

Venecia Arrestohet për trafik droge 31 vjeçari Haruni

Udhëtimi europian i “Përbindëshit” të Kadaresë me familjen e Gjergj Vlashit