in

Vicenza. Digjet rëndë në punë Ilir Keci

40-vjeçari merr djegie të shkallës së lartë nga një shpërthim i kabllos elektrike prej 10 mijë vat në vendin e punës. Është shtruar në spitalin e Padovës në gjendje të rëndë shëndetësore

Romë, 30 qershor 2011 – Një shpërthim i papritur i shkaktuar nga një kablloje elektrike e nëndheshme prej 10 mijë vat, ka goditur një punëtor shqiptar në Vicenza. 40-vjeçari Ilir Keci po punonte në një kantier për rregullimin e linjave të gazit dhe të telekomunikacionit, kur për arsye ende të panjohura kablloja ka shkaktuar një shkëndijë. Punëtori shqiptar është djegur në fytyrë dhe krahë, djegiet e tij janë të gradës së lartë dhe prognoza e tij mbetet ende e rezervuar. Ai ka shpëtuar vetëm për disa centimetra, sepse mund të ishte goditur nga rryma e lartë elektrike.

Me sa kanë treguar dëshmitarët, duket se kova e një ekskavatori kishte prekur kablloja elektrike dhe sistemi i mbrojtjes kishte ndërprerë automatikisht rrymën elektrike. Pas disa minutash, nga ndërmarrja komunale për energjinë elektrike, rryma është rivendosur. Ndërkohë punëtori shqiptar ndodhej pikërisht pranë kabllos, që duke qenë e dëmtuar, kishte krijuar një shkëndijë dhe një shpërthim të fortë që e goditi rëndë në fytyrë. Fillimisht ai u çua në spitalin San Bortolo të Vicenzas, por djegiet e rënda, disa të gradës së tretë, detyruan mjekët që ta transferonin në qendrën e specializuar të Padovës.

Drejtori i firmës për të cilën punonte Ilir Keci deklaron tani se kablloja elektrike nuk ishte e sinjalizuar mirë, ndërsa ndërmarrja komunale e energjisë, deklaron të kundërtën. Sipas saj, ishte kablloja e linjës telefonike ajo që nuk ishte e sinjalizuar siç duhej, gjë që kishte krijuar konfuzion për punëtorët.

Sindikata Fillea-Cgil shpreh solidaritet dhe u kërkon ndërmarrjeve që merren me shërbimet publike që të kenë kujdesin më të madh për sinjalizimin e rreziqeve që mund ta hasin punëtorët e mirëmbajtjes së rrjeteve të nëndheshme të shërbimeve.

Katër i Radës: 2 milionë €, dëmshpërblimi që do të paguajë Italia

Imigrantët gay, sfida e dyfishtë e integrimit