in

Viktima e fundit në vendin e punës, Besniku

Më 13 nëntor, rreth orës 14.45, listës së atyre që kanë humbur jetën në punë iu shtua emri i fundit: Besnik Duka, 41 vjeç.

Emigranti shqiptar, i punësuar rregullisht nga firma Cilotti Srl, po punonte në një kantier ndërtimi në Via dei Girasoli, në Cervia (provinca e Ravenna).

Për shkaqe ende të panjohura një eskavatori që po zhvendoste copa të skelës, i është shkëputur kova e cila ka goditur për vdekje punëtorin.  E kotë ndërhyrja e menjëhershme e mjekeve te urgjencës sepse për Besnikun nuk kishte shpëtim, goditja ishte në kokë.
Janë marrë në pyetje kolegët e viktimës që ndodheshin pranë tij, por deri tani nuk dihet saktë arësyeja e aksidentit. Kantieri është sekuestruar për të bërë të mundur hetimet.

41-vjeçari shqiptar, që banonte në Forlì  lë guan dhe tre fëmijë.

Albanese d’Italia

Urimet e Ambasadorit Llesh Kola për liberalizimin e vizave