in

Votoni Ermal Metën dhe grupin e tij “La Fame di Camilla”

Grupi pop-rock “La fame di Camilla”, është përzgjedhur ndër 18 grupet e artistët për përmbledhjen muzikore “Puglia Sounds Now” bashkangjitur numrit të nëntorit të revistës XL të Repubblica-s

Romë, 31 tetor 2011 – Pas debutimit me “Buio e Luce”, “La fame di Camilla”, grupi puljez i drejtuar nga Ermal Meta na dhuron një këngë të padëgjuar, “Non ti lascerò cadere mai”, që bën pjesë në përmbledhjen e këngëve në cd-në “Puglia Sounds Now”, në pikëshitjet e gazetave bashkë me numrin e nëntorit të revistës XL.

“Puglia Sounds Now”, përbën një udhëtim i gjatë në skenën e re muzikore puljeze me 18 këngë të po aq artistëve apo grupeve, të përzgjedhur nga redaksia e revistës. 18 artistët kanë realizuar një video –clip të këngës së tyre dhe më e mira do të marrë çmim nga Puglia Sounds, program i krahinës për zhvillimin e sistemit muzikor në territor në të gjitha aspektet e tij: produksione, shpërndarje dhe promovim. Do të jenë pikërisht lexuesit e publiku në përgjithësi ata që do të votojnë duke vendosur kështu kush do të fitojë çmimin prej 3.000 eurosh për realizimin e një video-clip-i profesional, që do të jepet gjatë Medimex, Ekspozita e parë e muzikës së Mesdheut që mbahet nga 24 deri më 27 nëntor në kuadrin e Fiera del Levante të Barit.

Votimet e lexuesve do të mbyllen mesnatën e së hënës, më 21 nëntor 2011. Kush dëshiron, mund të votojë “La Fame di Camilla” në https://www.facebook.com/questions/307701995913748/

Grupi pop-rock “La Fame di Camilla”, është krijuar në vitin 2007, nga Ermal Meta, bashkë me tre muzikantë nga Bari, djem të rinj si ai. Ermali i jep jo vetëm zërin, pianon dhe kitarën por edhe tekstet e këngëve që këndojnë. Komponentët e tjerë të bandës janë Giovanni Colatorti, kitarist, Dino Rubini, basist, dhe Lele Diana, baterist.

La Fame di Camilla”, në vitin 2009 ka nxjerrë diskun e parë me titull emrin e grupit dhe me video-clip-in e një prej këngëve të këtij albumi, “Storia di una favola”, ka fituar çmimet Subjekti më i mirë dhe Video-clip-i më i mirë italian në Meeting të shtëpive diskografike të pavarura. Një etapë e rëndësishme e grupit, ka qenë edhe pjesëmarrja në festivalin e Sanremos në vitin 2010 me këngën Buoi e Luce. Nga krijimi i tij deri më sot, grupi ka dhënë mbi 100 koncerte live dhe po përgatitet për albumin e ardhshëm, në program në fillim të vitit të ardhshëm.

 
http://www.youtube.com/watch?v=3OxMMuvZcAw
 

Italia tërheq më shumë infermierë se mjekë të huaj

Venecia. Vdes i mbytur në makinë, 21-vjeçari Kapaj