in

“Vrapo, fshihu dhe trego”. Si të veprohet në rast sulmi terrorist

Këshillat e Zyrës kundër Terrorizmit të Britanisë së Madhe

 

Romë, 21 nëntor 2015 – Pas atentateve terroriste të Parisit, në mbarë Evropën niveli i alarmit është në maksimum. Në disa vende, si në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull,  janë shpërndarë udhëzues me këshilla praktike se si të sillemi në rast sulmi terrorist.

The Guardian informon mbi udhëzuesin e Zyrës kundër Terrorizmit të Britanisë së Madhe, këshillat e të cilës, në tri fjalë, do të sintetizoheshin kështu: “Vrapo, fshihu, lajmëro”.

Zyra kundër Terrorizmit e Britanisë së Madhe jep këshilla praktike që duhen mbajtur parasysh e duhen zbatuar me gjakftohtësi e relativisht shpejt, edhe pse paniku që do të zinte këdo që do të ndodhej në mes të një sulmi terrorist (gjë që nuk ia urojmë askujt) do ishte një gjë mëse normale.

Ja tri pikat e udhëzuesit:

1. Vrapo, mos u hiq si i vdekur

Duke marrë shkas nga masakra në Bataclan të Parisit ku tre atentatorët fillimisht qëlluan mbi kë mundën e në fund hodhën veten në erë, agjencia kundër terrorizmit e Britanisë së Madhe këshillon se mes “të hiqesh si i vdekur” e “t’ia mbathësh”, zgjidhja më e mirë është e dyta. Shiko nëse ke një mundësi të sigurt për arratisje dhe nëse je i bindur se ekziston një rrugë e sigurt: vrapo, ngul këmbë që edhe të tjerët përreth që të largohen dhe lër çdo send personal që mund të të ngadalësojë largimin.

2. Fshihu

Nëse nuk mund të vraposh, atëherë fshihu. përpiqu të gjesh një vend të sigurt ku të rrish, pas një muri për shembull, sa më i trashë aq më mirë. Nuk duhet harruar që druri e metali nuk arrijnë t’u bëjnë ballë plumbave. 

3. Jep alarmin, trego

 

Me t’u fshehur e mira është të mos harrohet heqja e ziles celularit e të mos shkaktohet asnjë zhurmë. Në çastin më të parë që kupton se mund të telefonosh, mos merr miqtë apo familjen, por forcat e rendit, në numrat e ndihmës së shpejtë. Mundohu t’u japësh sa më shumë detaje rreth vendndodhjes, rreth personave të armatosur personave të marrë peng apo sidoqoftë që ndodhen në vendngjarje.

 

 

 

Brezat e dytë. 10 mijë euro të rinjve që duan të hapin aktivitet privat

Histori shqiptarësh që mbrojtën hebrenjtë