in

Vrasja e Pesaros. E fejuara e Metës: “Vrau për mua, e dua dhe do ta pres gjithë jetën”

Të lënë pa mend fjalët e 19-vjeçares Saliji që i del në mbrojtje vrasësit: “Po, e ka therur në fyt, nuk e justifikoj, por nuk donte ta bënte. E marr me mend që nuk është e lehtë të kuptohet. Do të më quajnë të çmendur, të pandjeshme, vajzë që përpiqet të mirëkuptojë një vrasës. Por unë e dua, është njeriu i jetës sime”

Igli Meta
“U lodha duke u fshehur. Po të keni mundësi, thuajini Iglit tim që do ta pres gjithë jetën dhe që do ta dua gjithmonë”. Këto fjalë i ka bërtitur gazetarit të Corriere della Sera nga kati i tretë i pallatit ku jeton, 19-vjeçarja Ambera Saliji, e fejuara nga Maqedonia e Igli Metës, i riu që të dielën vrau në mënyrë mizore 17-vjeçarin Ismaele Lulli për arsye xhelozie.

Ambera thotë se mediat po shtrembërojnë të vërtetën. “Nuk jam kafshë, nuk kam bërë asgjë, por më kanë përfshirë në këtë mesele si ajo që u bë shkak i xhelozisë. Nuk e kam tradhtuar Iglin”.

“Çfarë ndiej për viktimën e familjen e tij? Çfarë prisni që të përgjigjem: ngushëllime. Kaq, nuk them tjetër pas gjithë ç’kam dëgjuar këto ditë. Igli ka kryer një krim. Më telefonoi menjëherë më pas për të më lajmëruar. Nuk arrija ta besoja, ai nuk është për të tilla gjëra. Ja çfarë mendova”.

Kam ndier shumë racizëm, nga i gjithë fshati – vazhdon Ambera – ka njerëz që thonë “ua tregojmë ne atyre”, duke e pasur fjalën për shqiptarë e të huaj. Shkatërruan edhe makinën e karabinierëve që çonte Iglin në burg, donin ta vrisnin”.

Ismaele Lulli, 17 vjeç

Edhe kur gazetari mundohet ta sjellë me këmbët në tokë, duke i kujtuar që Igli “i saj” ka vrarë një djalë të ri me egërsi, e ka therur në grykë, Ambera vazhdon me të vetën: “Po, e ka therur në fyt, nuk e justifikoj, por nuk donte ta bënte. E marr me mend që nuk është e lehtë të kuptohet. Do të më quajnë të çmendur, të pandjeshme, vajzë që përpiqet të mirëkuptojë një vrasës. Por unë e dua, është njeriu i jetës sime. E njoh prej katër vjet e gjysmë, që kur u fejuam. Është djalë i ëmbël, e di prej ç’brumi është gatuar, ia njoh zemrën. Nuk është i dhunshëm”. I nguli thikën në fyt një djali të pafajshëm, të lidhur e të pambrojtur??? “Epo, ia kish errur sytë xhelozia. Padyshim nuk duhet ta kish bërë”.

“Ishte xheloz, kjo po. Unë përpiqesha ta bindja që nuk kishte arsye për të dyshuar për Amberën e tij që e do dhe do ta presë”.

 

Vrasja e Pesaros. Meta i kërkon falje familjes së viktimës, nëna e Lullit kërkon drejtësi

Zbulim historik. NASA: “Është gjetur një Tokë e re”