in

Vrasja e Vigevanos. Ndalohen dy persona

Janë Fatjon Todri e Klodjan Hoxhaj, që jetojnë në provincën e Pavias, dy të ndaluarit të akuzuar për vrasjet e Almir Gajtanit e Martin Turkës.

Romë, 25 mars 2012 – Sipas medieve lokale, për vrasjen e dy shqiptarëve në Vigevano janë arrestuar dy persona. Fatjon Todri, 24 vjeç, me rezidencë në Lomello (PV), që është dorëzuar vetë duke e ditur se kërkohej nga forcat e rendit, dhe Klodjan Hoxhaj, 28 vjeç, me rezidencë në Mede (PV). Edhe pse nuk pranojnë asgjë, dyshohet se janë ata vrasësit e Almir Gajtanit, 36 vjeç, dhe të Martin Turkës, 24 vjeç, të qëlluar me breshëri plumbash të shtunën më 17 mars në parkingun e klinikës Beato Matteo.

Forcat e rendit janë ende në kërkim të një personi të tretë që sipas tyre ka bashkëpunuar me dy të ndaluarit në vrasjen e dyfishtë.

Veç dy të vdekurve, në Vigevano ka mbetur i plagosur edhe Kreshnik Gajtani, 30 vjeç, vëlla i njërit prej viktimave, që i ka treguar policisë versionin e tij të ngjarjes. Sipas tij, kontaktet me vrasësit deri më 17 mars kishin qenë vetëm telefonike dhe se sherri që degjeneroi në vrasje kishte lindur për arsye banale.

Kreshnik Gajtani është marrë në pyetje në spital ku u shtrua fillimisht në rianimacion e pas ndërhyrjes kirurgjikale është në repartin e kirurgjisë i mbikëqyrur nga policia. Sipas rrëfimit të tij, ka qenë pikërisht ai që ka organizuar takimin që u mbyll me gjakderdhje, në parkingun pranë shtëpisë së Martin Turkës, në rrugën Tintoretto. Bashkë me vëllezërit Gajtani dhe Turkën ishte edhe një e njohur e tij, edhe ajo shqiptare, që u shpëtoi plumbave sepse qëndroi gjatë gjithë kohës e fshehur në makinë.

Kreshnik Gajtani u kishte kërkuar vëllait dhe kunatit të këtij të fundit ta shoqëronin në këtë takim por policisë i thotë se  nuk e kishte bërë prej frikës nga personat që do të takonte: në fakt asnjë prej tyre nuk ishte i armatosur.

Ndërkaq policia e Pavias dhe komisariati i Vigevanos kanë marrë në pyetje dhjetëra persona, të afërmit e viktimave, miq ttë tyre, deri edhe prostituta të zonës.

Rezultatet përfundimtare të autopsisë mbi trupat e viktimave do të jepen pas dy muajsh por ndërkaq mësohet që mbi viktimat kanë qëlluar me dy armë të ndryshme, një kallashnikov e një pistoletë. Viktimat janë qëlluar fillimisht në këmbë, të parët Almir Gajtani dhe kunati Martin Turka, (edhe pse takimin duket se e kishte organizuar Kreshnik Gajtani) e kur kanë qenë në tokë janë vrarë me breshëri plumbash.

Ende të paqarta arsyet e vrasjes: nuk kuptohet cilat ishin “aferat” mes Kreshnik Gajtanit dhe vrasësve, drogë prostitucion apo çështje private familjare.

 

Albania, meta culturale e turistica tutta da scoprire

Dy aksidente rrugore në 24 orë. Vdesin tetë të rinj