in

Vrau të riun shqiptar, sërish gjyq karabinierit

Romë, 22 shtator 2011 – Do të hapet sërish gjyqi për vdekjen e shtetasit shqiptar Olsi Ferracaku, 21 vjeçari i vrarë më 8 maj të vitit 2009 nga një karabinier.

Ushtaraku, qëlloi me armë zjarri kundër automjetit Volkswagen “Bora” të drejtuar nga i riu shqiptar i cili nuk kishte respektuar sinjalin e ndalimit të dhënë nga karabinierët. Ky i fundit qëlloi duke e goditur për vdekje Olsi Ferracakun. Ndërhyrja e karabinierëve në zonë ishte rrjedhojë e sinjalizimit të një qytetari që kishte pësuar vjedhjen e banesës nga ana e katër keqbërësve.

Më 26 janar të këtij viti karabinieri ishte çliruar nga akuza për vrasje pa dashje të shkaktuar nga përdorimi i ligjshëm i armës. Gjykatësi për dëgjimin paraprak vendosi që “nuk duhet të vazhdohej sepse fakti nuk përbërë shkelje” duke shpjeguar se karabinieri nuk pati bërë vlerësime të gabuara dhe se vrasja e shqiptarit ishte një fatalitet. Një vendim ky që si prokuroria ashtu dhe të afërmit e viktimës patën kundërshtuar dhe tani ia arritën që proçesi të rihapet.

Çelësi i artë{br}i suksesit të MILOTIT

Fatkeqësi në punë. Viktima Jahir Palushi