in

Vuçiç: “Droni provokim i paramenduar”. Rama: “Politika nuk lind në stadiume”

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç i është shmangur pyetjes së gazetarëve në lidhje me hetimin nga autoritetet serbe për dronin në ndeshjen Serbi-Shqipëri të luajtur në stadiumin e Beogradit duke u shprehur se “për temën nuk duam të flasim për të kaluarën por për të ardhmen. Droni ishte një  provokim i organizuar shumë ditë më parë. Ne e dënojmë këtë akt”.
Ndërsa Rama replikoi duke thënë: “Politika e shteteve nuk lind, nuk zhvillohet dhe diktohet në fusha futbolli. Ajo që ndodhi është tregues i brishtësisë së jashtëzakonshme, i një marrëdhënieje të re që ne kemi synimin ta vendosim. Qeveria e Shqipërisë dhe unë si kryeministër kemi vullnet të plotë që, përmes një përpjekje të përbashkët konkrete, njerëzit tanë serbët dhe shqiptarët, fëmijët tanë, serbët dhe shqiptarët, të kemi sa më shumë përfitime nga potenciali i një paqeje të arritur”.
“Ne nuk jemi armiq të njëri-tjetrit, – ka vazhduar Rama – kemi armiq të përbashëkët, varfëria, borxhi publik e deficiti. Sfida jonë e përbashkët është që të bashkojmë forcat të flasim me një gjuhë, siç kemi ne nevojë për Evropën, Evropa ka nevojë për Ballkanin”.

Rama në Beograd (Video&Foto)

Rama i merr borxh dronin të vëllait dhe e lëshon mbi Beograd