Në klimën e nderë politike shqiptare e me mosgjetjen e një kompromisi, zgjedhja e Presidentit të Republikës me konsensus mes mazhorancës dhe opozitës duket diçka e pamundur. Ruçi-Metës: I kemi 71 vota, por nuk duam të zgjedhim me forcën e numrave
Tiranë, 27 prill 2017 – Kuvendi akoma nuk ka asnjë emër për të votuar për zëvendësimin e Bujar Nishanit si President i Shqipërisë, mandati i të cilit është në skadencë. Kështu edhe seanca e sotme u mbyll pa votim, duke u hapur rrugën dy raundeve të fundit në të cilat Presidenti mund të zgjidhet me vetëm 71 vota.
Më pas, mori fjalën kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, që i kërkoi kreut të Kuvendit, Ilir Meta që të mbledhë menjëherë Konferencën e Kryetarëve e të vendosë që të zhvillohen dhe dy raundet e mbetura për zgjedhjen e presidentit ose në të kundërt, tëshkohet në zgjedhje brenda 45 ditëve, siç e parashikon Kushtetuta. Ruçi ka kujtuar gjithashtu se Partia Socilaiste i ka 71 votat e nevojshme edhe pa LSI-në.
“Ka kufi kjo punë kryetar. Një milion veta që na kanë votuar bashkarisht si maxhorancë po vazhdojnë të na shikojnë si na merr peng një cadër që e ka hallin e saj tek Vettingu dhe drejpërdrejtë përgjigja ime është vetëm një: dialogu ka mbaruar dhe ne duhet të kryejmë funksionet tona Kushtetuese, të zgjedhim presidentin e vendit nga ky parlament”, iu drejtua Ruçi kryetarit Meta.
“Ne socialistët, i kemi bërë llogaritë tona, i kemi pasur dhe i kemi 71 vota edhe pa LSI-në për ta zgjedhur Presidentin, por unë shpresoj të mos na detyroni të shkelim mbi moralin e kësaj force politike, se PS nuk dëshiron të zgjidhë këtë çështje me forcën e numrave. Ju takon juve si forcë politike që jeni vendosur si ndermjetes mes dy palëve dhe keni kaq kohe qe keni anuar nga ana tjetër dhe mirë keni bërë për të arritur tek ai pikësynim i përbashkët që kemi pasur të gjithë” vazhdoi ai.
“Prandaj, – tha Ruçi, – do të kërkoja që dhe ju të reflektonit për të mos e mbyllur këtë parlament me një dështim të tillë të paarsyetuar, të paligjëruar, vetëm e vetëm për hatër të çadrës”.
“Si kryetar i Kuvendit unë do t’u kërkoja të mblidhnit menjëherë Konferencën e Kryetarëve për të shqyrtuar kërkesën e PS-se dhe që nesër të bëhen jo një, por dy raundet që kanë mbetur dhe, ose ta zgjedhim Presidentin bashkë, ose të shkojmë në zgjedhje për 45 ditë, sipas Kushtetutes, theksoi kreu i grupit socialist.
Ky ishte sugjerimi jonë, shtoi Ruci, dhe ju mund të kërkoni prapë edhe një tryezë tjetër të gjitha partive parlamentare dhe ata prapë mund të mbajnë qëndrimin siç e mbajtën dje për të mos e përfillur në mënyrën më të keqe, duke mos ardhur. Prandaj, kërkoj që edhe sipas rregullores së parlamentit të thirret Konferenca e Kryetarëve dhe nesër të kemi seancë për ta zgjedhur Presidentin e Republikës ose ndryshe për të shkuar në zgjedhje të parakohshme” ka përfunduar Ruçi.
Lexo edhe:
Afatet e procedurat për zgjedhjen e Presidentit
Presidentët e Shqipërisë demokratike, nga Alia te Nishani
Zgjedhja e Presidentit të Shqipërisë. Dështon raundi i parë
Zgjedhja e Presidentit të Shqipërisë. Dështon edhe raundi i dytë
Zgjedhja e Presidentit të Shqipërisë. Sot raundi i tretë