Numërimi i fletëve ka hyrë në ditën e tretë. Kanë mbetur akoma disa dhjetëra kuti të qarqeve të Tiranës, Durrësit dhe Lezhës, e megjithatë rezultati i deritanishëm flet për një fitore të thellë të koalicionit të majtë mbi atë të kryeministrit Berisha. Fitore që është thelluar edhe më, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm: gjithsesi të majtët e Ramës mbeten me 84 mandate për në Kuvend, ndërsa koalicioni i djathtë vetëm 56 (sepse ndërkaq është korrigjuar rezultati i Kukësit, ku në të vërtetë vetëm 1 mandat marrin të majtët dhe jo dy siç thuhej deri dje). Për t’u përmendur suksesi i PDIU-së që arrin të marrë katër mandate dhe moshyrja në politikën parlamentare e dy forcave të reja të djathta: ajo e ish presidentit Topi, FRD, dhe Aleanca Kuqezi e ish nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiut
Ora 22.00 – Mbyllet numërimi i votave me rezultatin 84-56 mandate në favor të koalicionit të majtë
Pas tri ditëve nga mbyllja e qendrave të votimit, më në fund u mbyll edhe procesi i numërimit të votave. E njoftoi pak pas orës 22 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes një deklarate për shtyp.
KQZ vlerësoi faktin se nuk janë regjistruar probleme gjatë procesit të numërimit në KZAZ-të e vendit dhe u bëri thirrje komisionerëve të dorëzojnë sa më parë materialet zgjedhore, me qëllim shpalljen sa më shpejt të rezultatit përfundimtar.
Në pritje të certifikimit të rezultatit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga të dhënat paraprake – të pranuara tashmë nga të gjithë – fituesit e këtyre zgjedhjeve janë Partia Socialiste dhe aleatët e saj me mbi 300 mijë vota më shumë se koalicioni i djathë i kryeministrit Sali Berisha, rezultat që i përkthyer në mandate është 84 mandate për koalicionin e majtë, ASHE, dhe 56 për të djathtin, APMI.
Nga 3.271.885 zgjedhësit e regjistruar, kanë marrë pjesë në votime 1.740.769 persona, ose 53,51%. Përqindje shumë e lartë, po të mbahet parasysh mbi 30% e atyre që kanë të drejtën e votës jetojnë jashtë Shqipërisë.
20.00 – Berisha mbërrin në selinë blu. U buzëqesh të pranishmëve. Kryeministri është pritur me thirrje “Fitore, fitore”.
Mes brohorimave, Berisha thotë se del vetëm tani për mesazhin sepse donte të respektonte punën e komisionerëve dhe të numëruesve.
“Kam punuar me entuziazem me shume se çdo here tjeter e kam ndier mbeshtetjen tuaj, ndaj falenderoj te gjithe mbeshtetesit, shtabet elektorale, te gjithe qytetaret qe votuan per ne por edhe te gjithe ata qe votuan. Kjo ishte fushata elektorale me e bukur e me masive e jetes sime”.
“E di qe sot ndiqni me trishtim fjalen time sepse pritnit tjeter gje prej meje”.
“Une kam ndier veten sherbetorin tuaj ne çdo detyre qe kam mbulur dhe e kam konsideruar si privilegjin me te madh”.
“Do te largohesha nga detyra nese energjite do te me shterronin. Por fale zotit kjo nuk ndodhi. Por une kam qene gjithnje i vendosur t’i bindem verdiktit te sovranit, jam i mendimit qe ai nuk gabon kurre”.
“I uroj kundershtarit suksese ne detyren e tij. Per humbjen e zgjedhjeve pergjegjesia bie mbi mua e vetem mbi mua. Ndaj jap doreheqjen nga te gjitha forumet e PD-se. Do te jem gjithnje me PD-ne qe ju me besuat te drejtoja per 22 vjet”.
“Ne jemi e do te mbetemi krenare sepse beme realitet endrrat e shqiptareve”.
“Ne jemi e do te mbetemi krenare sepse vume çeshtjen e Kosoves ne qender te te gjitha Kancelerive te Europes”.
“Te gjithe duhet te jemi krenare per partine tone sepse Shqiperine e lidhi me vendet me te perparuara ne Bote”.
“Ne keto vjet e beme Shqiperine pothuajse si vendet e tjera te Europes”.
Berisha rendit sukseset e Shqiperise gjate viteve te fundit, rruget, shkollat, perparimet ne ekonomi, shendetesi, numeron shumefishimet e rrogave dhe pensioneve, te eksportit. Nuk harron te permende TAP te pranuar pikerisht sot.
“Te gjithe duhet te jemi krenare sepse anetaresuam Shqiperine ne NATO, u hoqem vizat shqiptareve”.
“Keto dy mandate ne kemi folur me vepra”.
“Ne do te dime te analizojme humbjen e te kthehemi ne mazhorance morale e me pas ne mazhorance zyrtare te vendit”.
“Ne perputhje me kushtetuten do te qendroj ne detyren e kryeministrit deri ne shtator. ne perputhje me statutin e PD-se do te qendroj ne krye te saj deri ne zgjedhjen e kreut te ri”
Ora 19.50 – Në pritje të fjalës së Berishës
Tri ditë pas mbylljes së kutive, ndërsa po numërohen akoma votat e fundit, në selinë e Partisë Demokratike, ku janë mbledhur një grup simpatizantësh pritet të dalë e të flasë Sali Berisha. Dalja e Berishës ishte paralajmëruar fillimisht për mbrëmë, gjë që s’ndodhi. Sot rreth dreke, ai theu heshtjen në Facebook kur shprehu kënaqësinë për pranimin e projektit TAP dhe tani pritet të dalë mes simpatizantëve të tij për t’i përshëndetur e për të pranuar në njëfarë mënyre humbjen e zgjedhjeve tashmë të sigurt.
Pak çaste më parë në selinë e PD hyri numri dy i partisë Jozefina Topalli e përlotur.
Ndërsa simpatizantët presin, nuk kanë reshtur asnjë çast së brohorituri Sali Berishën, Lulzim Bashën e Partinë Demokratike.
Numërimi drejt mbylljes: 84 mandate e majta, 56 e djathta
Tre ditë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit vijon procesi i numërimit të votave, ndërsa koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”(ASHE) kryeson kundrejt koalicionit të djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”.
Të dhënat paraprake e nxjerrin të majtën fituese në shumicën e qarqeve të vendit, ku ajo mendohet të ketë marrë 84 mandate, kundrejt 56 të APMI-së.
Një ditë më parë për zgjedhjet në Shqipëri bënë deklarata edhe përfaqësuesit e lartë të BE-së, Catherine Ashton dhe Stefan Fyle. Ata pohuan se zgjedhjet ishin zhvilluar të qeta e të rregullta dhe prisnin raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë. Zyrtarët e lartë europianë dënuan rastet e dhunës, që sipas tyre duhen zbardhur plotësisht. Sipas tyre faza e mbetur e procesit zgjedhor të kryhet sipas standarteve të BE-së.
Mbrëmë Edi Rama mbajti edhe fjalimin e parë si fitues i këtyre zgjedhjeve.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në kryeqytet është thelluar dallimi mes dy koalicioneve aq sa të majtët i kanë marrë një tjetër mandat të djathtëve duke e çuar raportin mes kampeve në 19 me 13. Kështu në Tiranë PS siguron 16 mandate, PD mbetet me 11, LSI ruan 3 mandate, PDIU 1 dhe PR 1. ASHE.
Ndarja e 140 mandateve të parlamentit të ri, sipas të dhënave paraprake, kryesohet nga koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, që mendohet se ka fituar 84 mandate, ndërsa koalicioni i djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” ka marrë 56 mandate. Pas marrjes së një mandati të ri në Tiranë, numri i mandateve të të majtëve ka mbetur sidoqoftë 84, për shkak se ndërkaq është korrigjuar rezultati i Kukësit ku fillimisht thuhej se koalicionet kishin marrë 2 mandate secili, në të vërtetë vetëm një i ka kaluar AShE, ndërsa tre koalicionit të djathtë APMI
Ndërsa pritet përfundimi i procesit të numërimit të votave në rang kombëtar, e majta paraqitet fituese në 10 qarqe të vendit, ndërsa në qarkun e Dibrës mandatet janë ndarë mes dy koalicioneve 3 me 3, kurse në Kukës, pas verifikimit të tabelave të rezultateve, u shpall fitues koalicioni i djathtë me 3 mandate të fituara kundrejt 1 të opozitës.
Ja një pasqyrë e ndarjes paraprake të mandateve, sipas subjekteve zgjedhore:
Koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”
– Partia Socialiste (PS) – 66 mandate
– Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) – 16 mandate
– Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) – 1 mandat
– Partia Kristiandemokrate Shqiptare
Në total: 84 mandate
Koalicioni i djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”
– Partia Demokratike(PD) – 49 mandate
– Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) – 4 mandate
– Partia Republikane (PR) – 3 mandate
Në total koalicioni i djathtë: 56 mandate
Shkodra shkon përfundimisht majtas
Orët e para të mëngjesit të sotëm kanë shënuar mbylljen e procesit të numërimit të kutive te votimit në qarkun Shkodër. ZAZ numër 2, që kishte në administrim për zgjedhjet e 23 qershorit komunat e thella malore të Shalës, Pultit, Shllakut, Shoshit, si dhe ato më poshtë në afërsi të qytetit, si Postriba dhe Gruemira, ishte e fundit nga tetë ZAZ-të e këtij qarku që mbylli procesin e e numërimit të votave.
Votat e 32.124 votuesve që e kryen këtë proces në 55 qendra votimi kanë shfaqur interes pasi duke qenë të fundit kanë përcaktuar edhe fatin përfundimtar të 11 mandateve të planifikuara për qarkun Shkodër. Në momentet e fundit të numërimit të kutisë së fundit, është regjistruar përmbysja e një mandati, ku nga Partia Republikane me kandidatin Gaspër Kokaj, që konsiderohej e sigurt, ai i ka kaluar Partisë Demokratike duke e bërë atë me 5 mandate në Qarkun Shkodër.
Sipas përfaqësuesit të KQZ-së në qarkun Shkodër, Gjon Voci, Partia Socialiste ka arritur të marrë 4 mandate, dhe nga 1 të tillë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Kristian-Demokrate. Duke qenë se këto dy të fundit janë pjesë e koalicionit të majtë, rezultati përfundimtar mes dy kampeve ka përfunduar në favor të aleancës së majtë me rezultatin 6 me 5.
Ora 08.00 – Rezultati në shkallë vendi:
85 mandate koalicioni i majtë kundrejt 55 të të djathtit të ndara mes forcave politike si më poshtë. Për t’u përmendur suksesi i PDIU-së që arrin të marrë katër mandate dhe moshyrja në politikën parlamentare e dy forcave të reja të djathta: ajo e ish presidentit Topi, FRD, dhe Aleanca Kuqezi e ish nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiut
LSI 17
PS 66
PD 48
PDIU 4
PR 4
PBDNJ 1
Të dhënat e fundit sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të orës 08:20
Qarku TIRANË
Në këtë qark janë numëruar aktualisht ku 1343/1422 kuti
ASHE 237273, APMI 173933, FRD 5813 vota.
Qarku DURRËS
Në Qarkun Durrës janë numëruar deri tani 410/444 kuti
ASHE 72427, APMI 63800, FRD 3322, AK 543 vota.
Qarku LEZHË
Numërohen deri tani 239/258 kuti,
ASHE 37352, APMI 34568, FRD 688 vota.
Qarku KORÇË (I PËRFUNDUAR)
Korça janë numëruar deri tani 447/447 kuti gjithsej,
ASHE ka marrë 88183 vota, APMI 56373, FRD 1399.
Qarku ELBASAN (I PËRFUNDUAR)
Elbasan, numërohen 540/540 kuti
ASHE 101298, APMI 67943, FRD 1735, AK 604 vota.
Qarku KUKËS (I PËRFUNDUAR)
Numërohen 169/169 kuti gjithsej,
ASHE ka marrë 98207 vota, APMI 66284, FRD 272 vota.
Qarku FIER (I PËRFUNDUAR)
Në këtë qark janë numëruar deri tani 476/576 kuti gjithsej ASHE 101016 vota, APMI 51061vota, kurse 5169 vota kanë shkuar në adresë të kandidatit të pavarur, Dritan Prifti. FRD 2144 vota, AK 540 vota.
Qarku BERAT (I PËRFUNDUAR)
Në qarkun e Beratit janë numëruar deri tani 302/302 kuti,
ASHE 67 627 vota, APMI 23 030 , FRD 469 vota.
Qarku DIBËR (I PËRFUNDUAR)
Në Dibër janë numëruar të plota 264 kutitë e votimit,
ASHE 36964 vota, APMI 35005, FRD 2322 vota.
Qarku GJIROKASTËR (I PËRFUNDUAR)
Në Gjirokastër janë numëruar 237/237 kuti gjithsej
ASHE ka marrë 33995, APMI 14264, FRD 181 vota.
Qarku SHKODËR (I PËRFUNDUAR)
Qarku Shkodër janë numëruar deri tani 417/417 kuti gjithsej
ASHE ka marrë 64208, APMI 53997, FRD 2411 vota, AK 429.
Qarku VLORË (I PËRFUNDUAR)
Qarku Vlorë janë numëruar 432/432 kuti,
ASHE ka marrë 77327 vota, APMI 37117 vota.
Kandidati i pavarur Arben Malaj ka marrë 3007, 1051 vota FRD, AK 851.
Shpërndarja e mandateve sipas partive e sipas qarqeve
Qarku Dibër -ASHE 3, APMI 3 (PS 2, LSI 1, PD 3)
Qarku Korçë-ASHE 7, APMI 5 (PS 6, LSI 1, PD 5)
Qarku Kukës-ASHE 2, APMI 2 (PS 1, LSI 1, PD 2)
Qarku Shkodër -ASHE 6, APMI 5 (PD 5 mandate, PS 4 mandate, LSI 1, PKD 1)
Qarku Lezhë -ASHE 4, APMI 3 (PS 3, LSI 1, PD 3)
Qarku Durrës -ASHE 7, APMI 6 (PS 6, LSI 1, PD 5, PR 1)
Qarku Tiranë -ASHE 19, APMI 13 (PS 16, PD 11, LSI 3, PDIU 1, PR 1)
Qarku Elbasan -ASHE 8, APMI 6 ( PS 6, LSI 1, PD 4, PDIU 1, PR 1)
Qarku Fier-ASHE 11, APMI 5 (PS 9, LSI 2, PD 4, PDIU 1)
Qarku Berat -ASHE 6, APMI 2 (PS 4, LSI 2, PD 2)
Qarku Gjirokastër -ASHE 4, APMI 1 ( PS 3, LSI 1, PD 1)
Qarku Vlorë-ASHE 8 ( 6 PS, 1 PBDNJ dhe 1 LSI) APMI 4 ( 3 mandate PD dhe 1 PDIU)
Lexo edhe:
Zgjedhjet 2013 – Shqipëria numëron 25 qershor
SHQIPËRIA VOTOI – Rezultatet në kohë reale, 24 qershor 2013