in

Zhduken dy vajza. Në vend që të shkojnë në shkollë, marrin një autobus e ikin

Që të shtunën, në Riese Pio X të provincës së Trevisos nuk kanë asnjë lajm rreth dy vajzave, njëra shqiptare e tjetra rumune  

13-vjeçaret Roxana dhe SalmaRomë, 11 prill 2016 – Prej 48 orësh, dy familje dhe i gjithë komuniteti i komunës së vogël Riese Pio X janë të shqetësuar rreth fatit të dy 13-vjeçareve. Nga mëngjesi i të shtunës janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Njëra prej tyre është shqiptare e quhet Selma, ndërsa tjetra është rumune dhe quhet Roxana. Dy familjet e vajzave jetojnë prej vitesh në Itali e janë mëse të integruara.

Dy vajza që ndjekin tetëvjeçaren, të shtunën në vend që të shkonin në shkollë, kanë marrë të shtunën autobusin për në Castelfranco Veneto. Nga ai çast, askush nuk di gjë për to, e asnjë nuk ka ndonjë ide se ku mund të kenë shkuar. Lajmin e jep edicioni lokal i Corriere della Sera.

Kur nuk i kanë parë të kthehen në drekë në shtëpi, prindërit i kanë kërkuar fillimisht nëpër shokë e shoqe e më pas kanë dhënë alarmin te karabinierët. Këta kanë nisur menjëherë kërkimet por deri tani pa asnjë rezultat.

Mendohet se ato mund të jenë larguar me dëshirë (edhe pse nuk përjashtohet asnjë pistë tjetër hetimesh) për shkak të kritikave të prindërve për ecurinë e pakënaqshme të vajzave në shkollë. Të dëshpëruar, prindërit u bëjnë thirrje vajzave të kthehen e kujtdo që mund të ketë informacion reth tyre të kontaktojë karabinierët.

 

Dua Lipa debuton në televizionin italian (VIDEO)

Reforma e Shtetësisë. Nesër në Senat Mario Giordano e Souad Sbai