in

Zhduken në det dy persona. Ishin nisur nga Brindisi për në Vlorë me barkë

Një shqiptar 62 vjeç dhe një brindizin 42 vjeç kanë dalë në det më 15 mars e nga ajo ditë askush nuk ka lajm prej tyre. Asnjë rezultat deri më sot nga kërkimet në Brindizi e Shqipëri

Romë, 27 mars 2013 – Prej datës 15 mars, kur kanë marrë detin nga porti i Brindisit, nga një brindizin 42 vjeç e një miku i tij shqiptar 62 vjeç, askush nuk ka marrë asnjë lajm. Familjarët e të parit, që quhet Vittorio Danese, nuk kanë arritur të lidhen në telefon me të afërmin e tyre, e me të kaluar data 18 mars, kur ai duhej të kthehej, e fejuara ka denoncuar në polici zhdukjen.  

Nga kontrollet e para të Kapitanerisë së Portit të Brindisi është verifikuar se Danese kishte marrë vërtet një barkë të vogël me qira për tri ditë e se duhet ta kthente atë më 18 mars, gjë që ende nuk është verifikuar.

Kërkimet në det të Kapitanerisë së Portit nuk kanë dhënë deri tani asnjë rezultat. Ndërkaq edhe  policia e Brindisit ka nisur hetimet. Duke qenë se dy personat janë nisur drejt Vlorës, janë kontaktuar edhe forcat e rendit në Shqipëri, e nga kontrollet e para duket se atje barka nuk ka mbërritur kurrë. Telefonat celularë të të dy personave të zhdukur rezultojnë të fikur dhe sinjalin e fundit e kanë dërguar kur kanë qenë mbi det.

Sipas mediave locale, policia po ruan sekretin mbi hetimet e nuk jep asnjë pistë të mundshme që po ndjekin.

Lavoro. Sono stranieri più del 10% degli occupati in Italia

De Biasi: “Shqipëria në kampionatin botëror? Tani njerëzit e besojnë”