in

Zhdukja e Yares, parulla kundër emigrantëve në Brembate

Pas ndalimit të një qytetari maroken. Kryebashkiaku : “Nuk jemi dakord”

Romë – 6 dhjetor 2010 – Nuk vonuan shfaqjet e racizmit pas ndalimit të një shtetasi maroken që mendohet se është i përfshirë në rastin e zhdukjes se 13-vjeçares Yara Gambirasio, në Brembate.

Pranë shtëpisë së vajzës së zhdukur dhe në pika të tjera të qytezës në provincën e Bergamos kanë vënë disa parulla . “Sy për sy, dhëmb për dhëmb”, “Marokenët jashtë nga Bergamo”, “Marokenët jashtë nga Italia”, “Zotë në shtëpinë tonë”. Por edhe në Internet, Facebook mbushet me faqe ku lexohet “Lëreni në shesh” dhe “Ne s’i kemi kërkuar kurrë gjë, ata vijnë për të na marrë punën dhe për të na dhunuar gratë”.
Kryebashkiaku i Brembate hedh ujë mbi zjarr. “Ne distancohemi nga episodet që ndodhën kur u përhapën lajme mbi një çështje që është akoma nën hetim dhe në fazë shqyrtimi. Urojmë që kjo të mos strumentalizohet”.

Fryn mbi zjarr ama europarlamentari i Lidhjes së Veriut Matteo Salvini: “Këto gjëra ndodhnin edhe përpara mbërritjes së emigrantëve, por kur janë kaq të shumtë emigrantët e paligjshëm, këto gjëra ndodhin më shpesh. E dëshmojnë shifrat” thotë ai në një intervistë dhënë sot të përditshmes La Repubblica. “Me siguri, shton Salvini, emigracioni i pakontrolluar ka shkaktuar dëme”.

Flukset. Maroni: “Vetëm për bashkëpunëtorë familjarë”

Lindita Hoxha në “Concerto dell’Immacolata”