in

Lindita Hoxha në “Concerto dell’Immacolata”

8 dhjetor 2010 – ora 20.45
Teatro Sociale – Valenza (AL)
“Concerto dell’Immacolata”
Violinë: Lindita Hoxha
Zëri recitues: Laura Bombonato
Dirigjent: Roberto Giuffré

Të mërkurën në orën 20.45 fillon edicioni i tretë i aktivitetit “I Venerdì dell’Orchestra Femminile Italiana” me  një koncert

në Teatro Sociale të Valenza. “Katër stinët” e Antonio Vivaldit do të kenë soliste violinisten Lindita Hoxha, shqiptare me banim në Borgomanero. Pas studimeve në Akademinë e

Arteve në Tiranë kjo violiniste ka ndjekur kurse në Gjermani dhe më pas, në vitin 2002 ka mbaruar edhe konservatorin në Santa Cecilia në Romë. Vlerësohet nga kritika për teknikën e lartë dhe për fuqinë e tingullit.

Orkestra feminile Italiane është krijuar në vitin 2006 nga muzikante profesioniste nga vende të ndryshme të botës. Takimi mes shkollave dhe tendencave të ndryshme muzikore, është një prej elementeve më karakterizuese të kësaj orkestre.

Zhdukja e Yares, parulla kundër emigrantëve në Brembate

Vdes në shtëpi fëmija tre vjeç