in

Zihet me të shoqen dhe kërcënon me vdekje të bijën 3 vjeçe. E arrestojnë

Kur i shoqi i kërcënon me vdekje vajzën e tyre tre-vjeçare, gruaja e trembur thërret karabinierët, që i kanë vënë hekurat 31 vjeçarit shqiptar

Romë, 24 tetor 2011 – Një shqiptare 25 vjeçe e martuar me një bashkatdhetar 31 vjeç ka thirrur sot karabinierët e trembur nga i shoqi që i dehur e pasi ishte zënë me të, kishte kërcënuar me vdekje të bijën, vajzë e vogël, vetëm 3 vjeçe.

31 vjeçari është mbyllur në një nga burgjet e Romës dhe akuzohet për keqtrajtim të familjarëve. Në kulmin e inatit me të shoqen, ka kapur prej flokësh të bijën duke e kërcënuar me vdekje në sy të së ëmës. Kjo sapo ka gjetur rastin kur i shoqi nuk e kishte mendjen, u ka telefonuar forcave të rendit që brenda pak minutash i kanë ardhur në shtëpi. I shoqi ka sulmuar edhe ata, por pas një konflikti të shkurtër, karabinierët i kanë vënë prangat dhe e kanë marrë me vete.

Liberalizimi i vizave. Paditen dy kryetarë komunash për dhënie certifikatash të rreme

Miratohet në komisionin e Ekonomisë marrëveshja për konvertimin e borxhit italian