in

100 vjetori i Pavarësisë. Në këmbë nga Gjilani në Vlorë, me flamur në dorë

Është mënyra që katër kosovarë kanë zgjedhur për të festuar 100 vjetorin e Pavarësisë

Tiranë, 11 nëntor 2012 – Të shtunën, më 10 nëntor, katër qytetarë nga Gjilani, qyteti më i madh në rajonin lindor të Kosovës, janë nisur në këmbë në drejtim të Vlorës. Me flamurin kuqezi në dorë, katër udhëtarët janë Ekrem Avdiu – Gjilan, Dilaver Musliu – Preshevë, Gani Shaqiri – Bujanoc, Nazim Ajdini – Medvegjë. “Kjo është mënyra që ata kanë zgjedhur për festimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe për të përcjellë mesazhin e tyre se jemi një”, raporton një media vendore nga Gjilani.

Për t’i përcjellë ata kishin dalë qytetarë gjilanas, zyrtarë, deputetë etj. Omer Daku, nënkryetar i komunës së Gjilanit citohet nga Rajonipress se, “kjo është një iniciativë vullnetare e këtij grupi, të cilën e ka përshëndetur edhe komuna e Gjilanit për t’u shënuar edhe në këtë formë 100 vjetori i shtetit shqiptar. Ai tha se është një simbolikë e mirë bartja e Flamurit Kombëtar nga Gjilani për në Vlorë

Ata do të ecin 18 ditë nga Gjilani duke kaluar nëpër Ferizaj, Shtime, Suharekë, Prizren, Morinë, Kukës, Rrëshen, Milot, Fushëkrujë, Vorë, Durrës, Kavajë, Fier për të arritur më në fund Vlorë.

Meshari i Gjon Buzukut mbërrin në Shqipëri

Ndonjëherë është mirë të ikësh nga Shqipëria