in

22 maji ditë zie. Shqipëria nderon kujtimin e viktimave të aksidentit rrugor në Himarë

“Me kërkesë të Kryeministrit Sali Berisha, Këshilli i Ministrave vendosi të shpallë datën 22 maj, ditën e martë, ditë zie kombëtare për të nderuar kujtimin e viktimave të aksidentit tragjik të Himarës, në të cilin humbën jetën 13 studente në lulen e rinisë së tyre.

Kryeministri, në emrin e tij personal, të familjes dhe të qeverisë shqiptare u shpreh familjeve të viktimave të këtij aksidenti. Për të qenë i pranishëm në ditën e zisë dhe për të ndarë dhimbjen me familjet e viktimave dhe të mbarë qytetarëve shqiptarë, Kryeministri po bën çdo përpjekje për t’u nisur menjëherë në Tiranë. Kryeministri Berisha, ndodhej në Samitin e NATO-s në Çikago, në çastin e aksidentit. Ka qëndruar kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përgjegjëse në Tiranë, për operacionin e ndihmës së parë ndaj të aksidentuarve” thuhet në faqen e Këshillit të Ministrave.

Në vendimin e publikuar në faqen e Këshillit të Ministrave thuhet se ”në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë dhe në orën 12.00 të mbahet një minutë heshtje. Radio-Televizioni Publik Shqiptar gjatë ditës të transmetojë muzikë funebre. Ngarkohet Ministria e Brendshme të përballojë shpenzimet e varrimit të viktimave”.

Viktimat e këtij aksidenti të rëndë janë studentet Juliana Tola, Elsa Daka, Denisa Guzi, Ermira Mano, Lindita Kabashi, Joana Debinja, Aurora Molla, Fabiola Shehi, Erjola Xhoi, Armand Aga, Eranda Baloshi, Dorina Stafa dhe drejtuesi i autobusit 55 vjeçari Pëllumb Çela.
 

Dhimbje dhe ankth mes studentëve dhe banorëve të Elbasanit

Himarë. Qafa e Vishës, segmenti rrugor i aksidenteve