in

3 tetor, Dita e viktimave të imigracionit. “Kanale të ligjshme ardhjeje kundër tragjedive”

Më 3 tetor 2013, në Lampedusa humbën jetën të paktën 366 persona. Sami (UNHCR): “Që nga ajo ditë 11 mijë vdekje të tjera në Mesdhe. Nevojiten alternativa të ligjshme për të shmangur vdekjen. Të lejojmë bashkimin familjar, riardhjen, korridoret humanitare, vizat për studime e punë”

Romë, 3 tetor 2016 – Të kujtohen “të gjithë ata që humbën jetën në përpjekje për të emigruar drejt Italisë për t’u shpëtuar luftës, persekutimit dhe varfërisë”.

Është ky objektivi i Ditës Kombëtare të viktimave të imigracionit, që sot celebrohet për të parën herë, në përvjetorin e tretë të mbytjes së anijes që më 3 tetor 2013 i mori jetën 366 personave në ujërat e Lampedusas. Do të ketë një sërë aktivitetesh jo vetëm në ishullin e vogël, por në mbarë Italinë, “për të sensibilizuar opinionin publik rreth solidaritetit me migrantët, për respektin e dinjitetit njerëzor dhe të vlerës së jetës së çdo individi, për integrimin dhe mikpritjen”, si edhe nisma të ndryshme në shkolla, “për të sensibilizuar e formuar të rinjtë mbi temën e imigracionit dhe të mikpritjes”.

Mund të themi se ajo tragjedi është kthyer në mësim vetëm kur të mund të parandalohet që jetë të tjera njerëzish të përfundojnë në fund të detit. Por, siç kujton sot Carlotta Sami, zëdhënëse e UNHCR për Evropën e Jugut, “nga 3 tetori 2013 deri më sot, lista tragjike e migrantëve dhe refugjatëve të vdekur dhe të zhdukur në Mesdhe zgjatet pa mbarim. Arrijnë shifrën 11.400, dhe vetëm këtë vit, janë 3.498 personat që kanë humbur jetën në përpjekjen e dëshpëruar për të gjetur shpëtimin në Evropë”.

“Nuk mund të konsiderojmë këto tragjedi me indiferentizëm. Dita e Kujtesës dhe e Mikpritjes, që më në fund u bë zyrtare, të vlejë si stimul i rëndësishëm për reflektim dhe angazhim”, vazhdon. Deri tani, këtë vit kanë kapërcyer detin Mesdhe mëse 300.000 persona, 28% e të cilëve fëmijë, shumë të pashoqëruar apo të ndarë nga familjet e tyre.

“Alternativa të ligjshme e të sigurta ekzistojnë e duhen vënë në jetë: bashkimi familjar, riardhjet, korridoret humanitare, vizat për studime e punë. Mundësi konkrete që persona që i largohen luftës, dhunës dhe persekutimeve, të mund të mbërrijnë në vende të sigurta pa iu dashur të ndërmarrin udhëtime tejet të rrezikshme duke vënë sërish në rrëzik jetën”, përfundon Carlotta Sami.

 

 

 

 

 

 

Rreh të shoqen e djalin pakmuajsh, arrestohet

Da Budapest a Lampedusa, un segnale per rilanciare l’Unione