in

4 milionë euro për t’u mësuar italisht të huajve

Miratohen 16 projekte krahinore për mësimin gjuhës dhe të edukimit qytetar. Në faqet on line të ministrisë së Brendshme renditja e projekteve të financuara

Romë, 2 shtator 2011 – Autoriteti përgjegjës i Fondit evropian për integrimin e qytetarëve të vendeve jo anëtare të BE-së ka miratuar financimin e 16 projekteve krahinore që ofrojnë shërbime të formimit gjuhësor dhe të edukimit qytetar, për një shumë të përgjithshme prej 4 milionë eurosh.

Projektet e propozuara, të seleksionuara nga një Komision teknik, do të financohen  në përpjesëtim të drejtë me numrin e të huajve me qëndrim të rregullt në krahinë.

Kjo iniciativë ka për qëllim zgjerimin e ofertës së formimit gjuhësor dhe të edukimit qytetar për shtetasit e huaj përmes konsolidimit të proceseve organizative, zhvillimin e rrjeteve lokale e të shërbimeve të informacionit mbi ofertën lokale të formimit, duke u dhënë përparësi qendrave territoriale të përhershme për edukimin e të rriturve.

Financimi do të administrohet nga ministria e Brendshme që do të nisë shpërndarjen e fondeve në territor sipas renditjes që gjeni këtu në krah: renditja e plotë e projekteve të financuara.

Këto projekte do të mbyllen brenda datës 30 qershor 2012.

Zgjedhjet e 8 majit në Komisionin e Venecias

Regjistrimi i popullsisë në Itali. Komunat punësojnë edhe imigrantët