in

40 mijë qytetarët e rinj italianë të 2010. Kryesisht shqiptarë e marokenë

Shifrat mbi dhënien e shtetësisë italiane. Në linjë me vitin e shkuar, por dyfishohen refuzimet e kërkesave të paraqitura

Romë, 27 maj 2011 – Quhen “qytetarë të rinj” të huajt që marrin shtetësinë italiane. Por kur nuk marrin për martesë me një shtetas italian, jetojnë këtu prej rreth 15 vjetësh, mos më shumë. Sipas ministrisë së Brendshme, vetëm vitin e shkuar, Italia u shtua me 40.223 qytetarë të rinj. Që u betuan se do të jenë besnikë ndaj  ndaj Republikës dhe të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Shtetit.

Në renditjen sipas vendlindjes, kryeson Maroku (6.952 persona), i ndjekur nga Shqipëria (5.628) dhe Rumania (2.929). Tashmë shqiptarët,  me një emigracion 20 vjeçar mbi supe, prej disa vjetëve është ndër komunitetet që në shumicën e rasteve shtetësinë e marrin për rezidencë (dhjetë vjeçare): në vitin 2010, 4.462 shqiptarë u natyralizuan italianë dhe 1.166 e morën shtetësinë për martesë.

Shifrat e shtetësive të dhënë, të botuara  së fundi nga Ministria e Brendshme, janë në linjë me ato të dy vjetëve të shkuar. Në vitin 2008 kanë marrë shtetësinë 39.484 të huaj, ndërsa në vitin 2010 40.084. Ajo çka vihet re dy vjetët e fundit është fakti që numri i atyre që marrin shtetësinë për natyralizim ka kapërcyer numrin e atyre që marrin shtetësinë për martesë: për vitin 2010 21.630 kundrejt 18.593. Por ndërsa numri i dhënieve të shtetësisë është diçka më i lartë se i vitit të shkuar (+0,34%), thuajse dyfishohet numri i kërkesave të hedhura poshtë duke kaluar nga 859 në 1.634. Gjithashtu është interesante e dhëna mbi  praktikat  e shtetësisë të hapura, të cilat në fund të vitit të kaluar ishin rreth 146.281.

Duhet të theksohet se këto statistika nuk japin mundësinë e një llogaritjeje të plotë të qytetarëve të rinj italianë. Në to mungojnë shtetësitë e dhëna brezit të dytë, fëmijëve të emigrantëve, lindur dhe rritur këtu, të cilët mund të zgjedhin të bëhen italianë, sapo arrijnë moshën madhore.

Integra alla Festa dei Popoli a Bari

Fatkeqësi në Perugia. Vdes një foshnjë e harruar në makinë