in

Presidenti i Senatit Grasso në Tiranë: “Italia ju mbështet, vazhdoni reformat”

Në konferencën e përbashkët të shtypit, pas përfundimit të takimit në Kryesinë e Kuvendit me Ilir Metën, Pietro Grasso vlerësoi progresin e bërë nga vendi ynë në përmbushjen e rekomandimeve të BE-së dhe të realizimit të reformave. Grasso theksoi gjithashtu se Shqipëria duhet të vijojë me reformat dhe forcimin e shtetit ligjor.

Presidenti i Senatit Italian, Pietro Grasso është sot e nesër në Tiranë për një vizitë zyrtare gjatë të cilës edhe çeli – bashkë me kryeministrin Rama e Ambasadorin italian në Tiranë Gaiani – punimet e Javës Italiane në Shqipëri një aktivitet tre ditor mbi mundësitë dhe potencialet e investimit të kompanive italiane në Shqipëri në disa sektorë prioritarë.

Mëngjesin e sotëm Grasso ka pasur një takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, të cilit i ka konfirmuar edhe një herë mbështetjen e Italisë Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.

Në konferencën e përbashkët të shtypit, pas përfundimit të takimit në Kryesinë e Kuvendit me Ilir Metën, Grasso vlerësoi progresin e bërë nga vendi ynë në përmbushjen e rekomandimeve të BE-së dhe të realizimit të reformave. Grasso theksoi gjithashtu se Shqipëria duhet të vijojë me reformat dhe forcimin e shtetit ligjor.

“Unë e njoh vendin tuaj prej shumë kohësh, duke pasur parasysh edhe veprimtarinë time të mëparshme. Vizita ime dëshmon vazhdimësinë e marrëdhënieve më Shqipërinë. – u shpreh Grasso duke kujtuar se ndodhet në Tiranë dy muaj pas vizitës së presidentit italian Napolitano në Tiranë. – Gjatë vizitave të mija kam pasur rastin të shoh progresin që ka bërë vendi juaj në vite, dhe shpreh bindjen se Italia do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Shqipërisë në BE. Realizimi i reformave në sektorë të ndryshëm dhe forcimi i shtetit të së drejtës, janëbazat për të vijuar më tej me këtë bashkëpunim, dhe për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së”.

Edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta e konsideroi sot Italinë një avokate të Shqipërisë në procesin e integrimit, ndërsa nënvizoi rëndësinë e partneritetit strategjik me vendin fqinj.

Në deklaratën e përbashkët për shtyp me homologun e tij italian, Meta tha se ata ranë dakord për intensifikimin më tej të shkëmbimeve parlamentare, të grupeve të miqësisë dhe të komisioneve të përhershme. “Shpreha falenderimet e mia për Italinë, që i ka qëndruar krah Shqipërisë gjatë gjithë procesit të integrimit, me kontributin e saj historik në liberalizimin e vizave për shqiptarët, në procesin e anëtarësimit në NATO, etj. Për Italinë ndiejmë një mirënjohje të veçantë, pasi mbetet  një avokate e përhershme e Shqipërisë në realizimin e të gjithë reformave drejt BE-së”, u shpreh Meta.

“Vlerësojmë bashkëpunim sa i takon projektit TAP si një shtysë e fuqishme jo vetëm për bashkëpunimin tonë të mëtejshëm por edhe për sigurinë energjetike evropiane. Italia është partneri më i rëndësishëm ekonomik e tregtar të Shqipërisë, me një prezence të gjerë të asistencës së saj në të gjithë sektorët. Ndërkaq, ftojmë sipërmarrësit italiane për më shumë investime në Shqipëri”, tha Meta duke iu referuar Javës Italiane në Shqipëri.

Hapet Java Italiane në Shqipëri. 170 kompani italiane të pranishme

Bonusi Irpef prej 80 eurosh në muaj. Kujt i takon e si merret?