in

Aksident në punë, plagoset rëndë një shqiptar

Romë, 6 tetor 2010 – Ndodhet në gjendje kome në spitalin e Livornos një emigrant shqiptar, viktima e radhës e një aksidenti në vendin e punës. Me sa dihet deri tani 50-vjeçari shqiptar ka rënë teksa po kryente disa rregullime në çatinë e një kapanoni industrial në rrugën Firenze në Livorno bashkë më disa punëtorë të tjerë.

Nga përplasja emigranti shqiptar ka pësuar thyrje të shumta dhe ka përfunduar në gjëndje kome.

Vetëm para pak ditësh, më 30 shtator, një tjetër shqiptar humbi jetën në Foligno në një aksident shumë të ngjashëm.

Lexo edhe: Një 52-vjeçar shqiptar, viktima e radhës e punës

Gjon Kolndrekaj: “Rrëfej Nënë Terezën kur ishte Gonxhe”

Bashkimi familjar. Mund të sjell në Itali babanë e tim biri?