in

“Vela për Kulturën”, 12 barka me vela e 6 shkrimtarë nga Gallipoli në Vlorë

Gara me vela organizohet në kuadrin e programit “Deti që bashkon” që ka për qëllim promovimin e miqësisë mes popujve që lagen nga Adriatiku përmes sportit

Romë, 21 maj 2014 – Pasditen e 22 majit (ora 16.30) do të nisë nga porti i Gallipolit gara “Vela për Kulturën”, dymbëdhjetë mjete lundruese që do të nisen në drejtim të Vlorës. Me to edhe gjashtë shkrimtarë të rinj: Paolo La Peruta, Giovanna Politi, Roberta Zecca, Marco Rizzo, Silvia Sacco Stevanella e Fabio Sirsi, që do të përshkruajnë emocionet e udhëtimit, shënimet e të cilëve do të botohen më pas në shqip e italisht në vëllimin e parë, gjithnjë me titull “Vela për Kulturën” nën kujdesin e gazetarit e shkrimtarit  Alessandro Leogrande (autor i librit Mbytja e anijes. Vdekje në Mesdhe kushtuar tragjedisë së anijes Katër i Radës).

“Në emër të sportit, kulturës dhe turizmit, – shpjegojnë organizuesit – nga Gallipoli po ngrihet një urë për përforcimin e lidhjes me popullin shqiptar. Miqësi e diktuar edhe nga historia e viteve ’90 me përqafimin e parë solidar që Puglia e mbarë Italia i dha Shqipërisë ndërsa kjo niste rrugën e saj drejt lirisë. Sot me këtë garë kulturore velash çojmë përpara këtë miqësi për të shkuar përpara të gjithë bashkë”.

Aktiviteti treditor do të mbyllet mbrëmjen e të shtunës në Pallatin e Kulturës së Vlorës ku do të mbahet ceremonia “Deti që bashkon”.

Në muajin korrik do të mbahet “gara e kthimit” Vlorë-Bari e do të shkruhet kapitulli i dytë i “Vela për Kulturën”.

“Velat për Kulturën” zhvillohet në kuadrin e programit “Deti që bashkon” që ka për qëllim promovimin e miqësisë mes popujve që lagen nga Adriatiku përmes sportit. Kjo veprimtari organizohet nga Associazione per i servizi al NoProfit, UISP Comitato Provinciale Lecce, Circolo Nautico Gallipoli, nën patronazhin e Krahinës së Puglias, Konsullatës së përgjithshme të Italisë në Vlorë, Komunës së Gallipolit, Provincës së Lecces, Fondacionit Città del Libro di Campi Salentina, Institutit të Kulturave Mesdhetare, Bashkisë së Vlorës dhe Bashkisë së Barit.

 

 

Nxënësit e huaj. Ministria korrigjon Udhëzimet: “Leja e qëndrimit nuk nevojitet”

Taksa e lejeqëndrimit. TAR: “Shumë e shtrenjtë, të ndërhyjë Gjykata e Drejtësisë”