in

Zgjedhjet administrative. Në Padova fiton Bitonci, kryetari “kundër të zezakëve”

Karriera e legistit, nga urdhëresa kundër lypsarëve për të goditur “kriminelët rumunë” deri te deklaratat kundër imigrantëve dhe refugjatëve në Parlament. Tani do të jetë qytetar i parë i Padovës, komunë ku imigrantët përbëjnë 15% të popullsisë

Romë, 9 qershor 2014 – “Padova e lirë, e pastër, më e sigurt, më e qetë. Çfarë kënaqësie!”. Kështu i gëzohet në Faceëbook fitores së Massimo Bitoncit, sekretari i Legës, Matteo Savini, Kandidati i Legës, i mbështetur nga e gjithë qendra e djathtë, është kryetari i ri i komunës së Padovës, që për tetë vitet e fundit drejtohej nga qendra e majtë. E pas zgjedhjeve bërtiste: “Fituam. Çuam në shtëpi komunistët”.

E ndërsa Bitonci, Salvini & CO festojnë, kushedi si e mendojnë rreth 35 mijë imigrantët që jetojnë në qytet e përfaqësojnë 15% të banorëve, që natyrisht për zgjedhjen e kryetarit të komunës nuk kishin të drejtë të thonin të tyren. Të lexosh biografinë e kryetarit të ri, njësoj si për shumicën e legistëve, gjen më shumë nisma kundër imigrantëve se në favor të tyre.

Për Batoncin u fol në vitin 2007 kur ishte kryetar i Cittadellas, komunë me 20 mijë banorë, 30 km nga Padovaa. Nxorri një urdhëresë, që menjëherë u kopjua nga administratat e tjera legiste, që parashikonte të ardhura minimale, përshtatshmëri strehimi dhe verifikim mbi rrezikshmërinë shoqërore për të gjithë qytetarët komunitarë, me përjashtim të italianëve, që kërkonin regjistrimin që zyrën e Gjendjes Civile të qytetit.

“Përpara hyrjes në BE të Rumanisë – shpjegoi asokohe Bitonci – kishim dy-tre kërkesa rezidence në javë,më pas u shtuan shumë. Ne duam të shmangim rastet e lypjes dhe të kriminalitetit, madje janë vetë qytetarët që na e kërkojnë këtë gjë, kanë frikë të dalin nga shtëpia. Është fakt që 80% e atyre që përfundojnë në burg janë rumunë”.

Nisma rriti “prestigjin” e Bitoncit në radhët e Legës por edhe i kushtoi disa akuza racizmi (me titullin “Xenophobia in Italy”, për të shkroi edhe e përditshmja britanike The Indipendent), hapjen e një çështjeje gjyqësore (që më pas u arkivua) për abuzim të detyrës dhe një ankimim në TAR kundër urdhëresës. Më në fund u detyrua ta modifikonte duke hequr pikat diskriminuese të saj.

Por ndërkaq, karriera e Bitoncit kish marrë udhën. në legjislaturën e shkuar u zgjodh deputet, në vitin 2013 kaloi në Senat. Sot është kryetar i grupit të Legës në Pallatin Madama.

Në Parlament ka nënshkruar, si i parë o pas të tjerëv, projekte ligjesh që shpesh kanë të bëjnë me imigracionin. Për shembull, bashkë me të tjerë ka propozuar një ligj për të bërë të detyrueshme lidhjen e një sigurimi fidejusioni për të huajt që kërkojnë të hapin aktivitet privat, një tjetër që kërkon financimin e një bonusi për babysitter me një taksë mbi money-transfer, një tjetër akoma për të ndaluar therjen e mishit sipas ritit mysliman, apo një ligj për të futur provimin e “natyralizimit” për ata që duan të bëhen italianë. snjë prej këtyre propozimeve fatmirësisht nuk u kthye në ligj.

Veç propozimeve ligjore, Bitonci është shquar për një sërë deklaratash. Kundër reformës së shtetësisë (“jo jus soli-t, as të zbutur”), kundër shpëtimit të refugjatëve në det (“ndal misionit mare nostrum, po pushtohemi”), kundër shfuqizimit të krimit të klandestinitetit (“gabim shumë i rëndë shfuqizimi”), madje edhe kundër hapjes së një muzeu të artit islamik në Venecia (“më mirë një muze i artit të Venetos”).

Mes shumë deklaratave, i dha një farë fame, ajo në sallë kundër ministres së asokohe të Integrimit Cècile Kyenge. “Nuk di ç’është integrimi – tha Bitonci – nuk di gjë prej gjëje. Do të favorizojë zezakët e kulturën e tyre si në Francë, por ne nuk kemi nevojë”.

Elvio Pasca

“Zbulimi i qytetit Bra”. Tour della città con guida in albanese

L’inno antirazzista di Checco Zalone per Brasile 2014: “La banana? Non la mangio!”