Shifrat e reja hyjnë në fuqi nga 1 korriku e do të jenë të vlefshme deri më 30 qershor 2015. Kontributi u takon punonjësve italianë dhe të huaj, kërkesat u paraqiten punëdhënësve ose INSP-it
Romë, 12 qershor 2014 – Rritet kostoja e jetesës, e si çdo vit, rivlerësohen edhe kufijtë e të ardhurave për të pasur të drejtën e çekut familjar. INPS-i ka botuar më 11 qershor shifrat e reja, që do të jenë në fuqi nga data 1 korrik 2014 deri më 30 qershor 2015.
Çeku është për të punësuarit, për pensionistët që kanë pasur punë të varur dhe, në kushte specifike, edhe për punonjësit me kontrata të ndryshme (si psh. bashkëpunëtorët me kontratë dhe punonjësit e pavarur që derdhin kontribute të veçanta në Inps), kur shuma e të ardhurave të të gjithë anëtarëve të familjes është nën një kufi të caktuar. Këtë ndihmë mund ta marrin italianë dhe të huaj.
Kërkesa për çekun duhet t’i paraqitet punëdhënësit. Punonjësit shtëpiakë dhe ata të bujqësisë duhet ta paraqesin kërkesën pranë Inps-it. Në rastin e parë shuma i shtohet rrogës nga punëdhënësi, që më pas rimbursohet nga Inps-i. Ndërsa në rastin e dytë shuma i jepet punonjësit drejtpërdrejt nga Inps-i.
Shkarko tabelat INPS mbi shumën e çekut sipas të ardhurave e numrit të anëtarëve të familjes