in

Bossi e bijtë në gjyq për mashtrim ndaj shtetit

Akuzohen të kenë përdorur për shpenzime personale 500 mijë euro nga rimbursimet publike që i shkojnë Legës. Edhe 77 mijë euro për të paguar diplomën e Renzo Bossit në universitetin Kristal të Tiranës, veç gjobave, rrobave, bizhuterive, punimeve të rregullimin e shtëpisë, kurave mjekësore

Romë, 25 qershor 2014 – Prokuroria e Milanos kërkon hapjen e gjyqit ndaj Umberto Bossit, ish kreut legist, dhe bijve të tij Renzo dhe Riccardo, si edhe të gjashtë personave të tjerë të përfshirë në skandalin e përdorimit të rimbursimeve publike të Legës së Veriut për qëllime personale. Të gjithë bashkë duhet të përgjigjen për vjedhje me mahtrim të fondeve publike për një shumë që shkon rreth 40 milionë euro.

Bossi dhe bijtë e tij duhet të përgjigjen për marrjen padrejtësisht të 500 mijë eurove. Sipas akuzës, kjo është shifra që ish kreu ish kreu legist, bijtë e tij dhe ish tmbajtësi i thesarit i Legës kanë marrë nga arkat e partisë për shpenzime personale ndër të cilat veç veç gjobave, rrobave, bizhuterive, punimeve të rregullimin e shtëpisë, kurave mjekësore bie në sy shuma prej 77 mijë eurosh që Renzo Bossi ka paguar për të futur në xhep diplomën e famshme në Menaxhim Biznesi në universitetin privat  Kristal të Tiranës.

Në xhepat e kujt shkuan këto para? Përtej detit duket se kaloi në heshtje çështja e korruptimit të stafit të universitetit. Në frontin shqiptar çështja Bossi u mbyll vetëm me dënimin e kryesekretares së univeristetit Kristal, Jonida Ajazi, për “falsifikim të dokumenteve shkollore” me 1 vit e 6 muaj (dënim i pezulluar me kusht). Asnjë tjetri nuk i hyri gjemb në këmbë, edhe pse notat e shkëlqyera të provimeve “të dhëna” dhe diplomën e Bossit Jr. është vështirë të besohet se i ka firmosur të gjitha ajo kryesekretare dhe asnjë profesorsorët. Do ketë bërë ajo edhe deklaratën zyrtare të universitetit Kristal të nxjerrë majin e vitit të shkuar kur rasti i Bossit plasi në Itali e që  mes të tjerave thoshte: “Shtetasi italian Renzo Bossi është regjistruar në bazë të dokumentacionit të paraqitur në administratën e Universitetit në vitin akademik 2007-2008, sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë”.

Balotelli: “Fiero di essere italiano, ma i ‘negri’ non mi avrebbero scaricato così”

Emigracion klandestin nga Shqipëria në Angli. 13 arrestime në Fiumicino