in

Shqipëria ligjëron djegien e kufomave. Dhe hapjen e varrezave private

Kuvendi miratoi sot disa ndryshime e shtesa në ligjin “Për shërbimin publik tëë varrimit”. Me hyrjen në fuqi, edhe në Shqipëri do të mund të hapen varreza private, fetare, e do të lejohet djegia e kufomave, si edhe varrosja e trupave jo vetëm nën tokë por edhe në mur.

Tiranë, 17 korrik 2014 – Kremimi, apo djegia e kufomave, mund të bëhet edhe në Shqipëri. Vetëm nëse i vdekuri e ka kërkuar këtë në jetë e nuk janë kundër familjarët e tij pas vdekjes, nëse njihet me saktësi identiteti i të vdekurit dhe nëse “vdekja ka ardhur për shkaqe natyrore dhe se shkaku i saj është konstatuar jashtë çdo lloj dyshimi”. E vendosi sot Kuvendi duke miratuar me 80 vota ligjin “Për ndryshime e shtesa në ligjin nr. 9220, të datës 15.4.2004, “Për shërbimin publik të varrimit””.

Dhe jo vetëm kaq. Nga ç’është miratuar sot, e që do të vijë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, përveç varrezave shtetërore do të ketë edhe varreza private dhe të komuniteteve private, përveç varrimit nën tokë do të jetë i mundur edhe “varrimi mbitokësor” pra në mur.  

Sipas deputetëve të mazhorancës që kanë marrë pjesë në hartimin e amendimeve të ligjit, ndryshimet u bënë për shkak të mungesës së sipërfaqeve për varre të reja, fenomen ky i ndeshur gjithnjë e më shpesh gjatë muajve të fundit e veçanërisht në Tiranë. Bashkia e Tiranës deklaroi disa herë mbylljen e varrezave të Sharrës e Tufinës dhe akuzoi Ministrinë e Brendshme për zvarritje të procedurave të shpronësimit. Kjo çështje u bë për disa ditë edhe objekt replikash mes dy institucioneve. (Nga Lapsi.al)

Razzismo all’Europarlamento. “Trattati come negri”. Kyenge contro il deputato polacco

Vrau 19-vjeçarin Hoxha, 10 mijë firma për të kërkuar faljen e Antonio Monellas