in

Shkarkohet ambasadori kosovar që etiketoi Berishën “psikopat”

Fyerja që i bëri ish kryeministrit të Shqipërisë në rrjetin social i kushtoi shkarkim nga detyra të ngarkuarit me punë të Kosovës në Mal të Zi, Xhafer Ahmetit

Tiranë, 31 korrik 2014 – “Përfundimisht ky njeri nuk është normal. Çuditem se si ka mundësi të duhet ky psikopat nga një pjesë e shqiptarëve të Kosovës. Por edhe nuk duhet të çuditem, se shume rrallë populli i Kosovës mendon me logjikë, mendim kritik dhe aftësi gjykuese. Dëshmitarë jemi edhe tani”. Kështu ka shkruar Xhafer Ahmeti në Facebook duke iu referuar ish kryeministrit shqiptar Sali Berisha për pohimin që ai kish bërë në të njëjtin rrjet social se Rama urren myslimanët.

Të menjëhershme masat e ministrisë së Jashtme të Kosovës ndaj ndaj diplomatit të saj. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vendosur ta shkarkojë nga detyra. E ka bërë të ditur për gazetën “Zëri”, këshilltari politik i ministrit Hoxhaj, Bashmir Xhemaj.

“Komentet e tij nuk paraqesin qëndrimet e institucioneve të Kosovës. Ministri Hoxhaj personalisht dhe i tërë populli i Kosovës i janë mirënjohës ish Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha për kontributin e tij të madh për Kosovën”, është shprehur Xhemaj për median kosovare. 

Mbyllen katër përfaqësi diplomatike shqiptare

Pasaportat biometrike. Nga 1 janari 2015, çmimi do të rritet me 25%