in

Merkel: Pse përgjuam Shqipërinë? Për sigurinë tonë kombëtare

E ka radhën Rama t’i kujtojë Merkelit që miqtë nuk spiunohen?

“Miqtë nuk spiunohen” thonte Merkel pak kohë më parë kur u zbulua se Amerika përgjonte Gjermaninë.

Por tani që revista Spiegel publikoi të dhëna konfidenciale të BND-së, sipas të cilave Shqipëria ishte përgjuar që para anëtarësimit në NATO, kryesisht për çështje të luftës kundër krimit të organizuar, Kancelarja del me një përgjigje të re: “BND-së i është kërkuar të sigurojë informacione edhe jashtë vendit për sigurinë tonë”.

Kjo e fundit është deklarata që Angela Merkel ka bërë të dielën gjatë një interviste në

televizionin publik ARD, ku mes të tjerash është pyetur nga gazetarët rreth përgjimeve të kryera nga Shërbimi Informativ Federal BND ndaj Shqipërisë dhe Turqisë.

“Zonja kancelare, ju keni thënë që “miqtë nuk mund të spiunohen”. Ndërkohë qeveria federale mban nën mbikëqyrje vende anëtare të NATO-s si Turqia apo Shqipëria. Si është e mundur kjo?” ka pyetur gazetari.

“Së pari, duhet të kuptoni hezitimin tonë. Na duhen detaje për natyrën e aktivitetit të BND-së. Nuk mund të flas. Së dyti, “përgjimi mes miqsh është i papranueshëm” lidhur me Shtetet e Bashkuara është thënë në kontekstin e një premtimi. Ky kontekst është i rëndësishëm. – është përgjigjur Merkel pa e përgënjeshtruar faktin. Madje ka shtuar – Shërbimi Informativ ka për detyrë të mbledhë informacione nga jashtë vendit që kanë të bëjnë me sigurinë tonë. Unë besoj se për shkak të kërcënimit në rritje nga jashtë, kemi nevojë për ndihmën e Shërbimit Informativ Federal”.

Me pak fjalë, për kancelaren është çështje e sigurisë kombëtare. Njësoj si për  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që me sigurinë e tyre kombëtare justifikuan përgjimet e kryera nga CIA e NSA, përgjimet e kryera në Gjermani dhe dhjetëra vende të tjera të botës, përfshirë Shqipërinë. Radhën e ka tani Rama që, ashtu si Merkel në korrik, duhet të ngrejë zërin e t’i thotë Kancelares që miqtë nuk spiunohen. Apo Gjermania nuk na konsideron vend mik?

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Tragjedia e vazhdueshme e vdekjeve në Mesdhe. Rreth 250 të mbytur në 48 orë

Dal gattile alle stelle. Nala, la star del web