in

Universitarët: u hapet rruga 50 mijë hyrjeve

Qeveria vendos kufirin maksimal. Është shumë i lartë por sidoqoftë gjithçka tashmë është vendosur prej kohësh

Pesëdhjetë mijë studentë të huaj do të mund të hyjnë në Itali për vitin akademik që sapo ka filluar. Por kjo vetëm teorikisht, sepse praktikisht hyrjet janë shumë më pak se kaq.

Qeveria ka përgatitur një dekret që përcakton numrin maksimal të vizave të hyrjes “për shkollimin universitar dhe formimin e lartë artistik, muzikor dhe koreografik të studentëve të huaj për vitin shkollor 2010-2011”. Teksti parashikon gjithsej 48.877 viza, 42.482 për ndjekjen e universiteteve dhe 6.395 për konservatoret dhe akademitë.

studentiNumri i vizave të hyrjes praktikisht nuk është tjetër veçse shuma e vendeve të kushtuara nga shkollat e larta italiane nxënësve të huaj rezidentë jashtë Italisë, pasi të gjithë të tjerët që gjenden në Itali mund të regjistrohen në universitet (si në çdo shkollë tjetër) njësoj si italianët.

Por faktikisht se kush do të vinte për këtë vit shkollor tashmë është vendosur me kohë e dekreti nuk ka ndonjë vlerë: pararegjistrimi për këtë vit akademik është mbyllur që në qershor, e kujt i është pranuar kërkesa, tashmë ka mbërritur në Itali.

Qeveria ndërhyn kur gjithçka ka marrrë fund, dhe sidoqoftë vendos një tavan shumë të lartë që nuk i prish punë askujt. Sipas dosierit statistikor 2010 të Karitasit të prezantuar në fund të tetorit, studentët e huaj në Itali në vitin akademik 2009/2010 ishin 54.707, 5,6% më shumë se një vit më parë. Është e paimagjinueshme që këta të dyfishohen vetëm me regjistrimet e këtij viti.

Gjithnjë sipas të dhënave të Karitasit të regjistruarit e huaj në vit të parë në vitin akademik 2009/2010 ishin 11.341.
Nga 54.707 të huajt e regjistruar deri vitin e shkuar akademik, 20,80%, ose, e thënë në vlerë absolute, 11.380 janë shqiptarë që mbeten komuniteti më i madh i studentëve të huaj në Itali. Megjithatë, mes të regjistruarve për herë të parë (matricole), kuota e shqiptarëve zbret në 16%.

Elvio Pasca

Lejet e qëndrimit, probleme me përtëritjet

Rritet radha e vdekjeve në punë mes shqiptarëve