in

Heq tabelën rrugore për të shmangur gjobën, denoncohet

Një i ri shqiptar paditet për dëmtime

Genova, 27 tetor 2010 – Ç’ nuk shpik mendja e njeriut për të mos paguar… Ka çmontuar tabelën rrugore në rrugën Bersaglieri d’Italia, në qendër të Gjenovës në mënyrë që i vëllai t’i shpëtonte gjobës, por një patrullë policie e ka kapur në flagrancë dhe e ka paditur për dëmtime.

Protagonist i kësaj bëme një punëtor shqiptar 19 vjeç që për dy herë është ndaluar nga një patrullë ndërsa çmontonte një tabelë. Donte të ndihmonte të vëllanë që kish paraqitur ankesë kundër një gjobe që kish marrë pse kish kaluar në një zonë ku ndalohej qarkullimi dhe që justifikohej duke thënë që aty mungonin sinjalet rrugore.

Rritet radha e vdekjeve në punë mes shqiptarëve

Një medalje për Pjetër Gjikën, heroin shqiptar