in

Romë. Nusja shkon të vërë kurorë në kishë … me metro

Një fustan i gjatë i bardhë mes njerëzve të shumtë në një stacion metroje nuk mund të kalonte pa u vënë re. As në stacionin Termini të linjës B të metropolitanës së Romës, në drejtim të Laurentinës.
Një nuse që shkon në kishë për të vënë kurorë me metropolitanë. Ndoshta e ka parë këtë si një mënyrë alternative, ndoshta vetura luksoze nuk është nisur, apo thjesht nusja nuk ka dashur apo nuk ka mundur të marrë një me qira.
Mes pasagjerëve të shumtë të stacionit, buzëqeshje, kuriozitet e shumë urime për nusen: ndoshta më të shumtë ata që i kanë uruar të arrinte në kishë në kohë (me transportin urban të Romës, nuk i dihet kurrë!) se të tjerët që i uronin jetë të lumtur.

Tavecchio secondo Crozza? Razzista anche con ebrei e filippine

Tullumbace të bardha të lëshuara në qiell. Bari i jep lamtumirën Flori Mesutit