in

Futboll: Trajneri i Portugalisë jep dorëheqjen pas humbjes me kuqezinjtë

Fitorja e Shqipërisë në Portugali ka “viktimën” e saj të parë: Paulo Bento nuk është më trajner i përfaqësueses portugeze

Romë, 12 shtator 2014 – Fitorja e bujshme e Shqipërisë në Portugali e 7 shtatorit, e vlefshme për kualifikimin në Euro 2016, që ka entuziazmuar shqiptarët anembanë, nuk është kapërdirë lehtë nga pala kundërshtare e ka shkaktuar edhe “viktimën” e parë. Përflitej që me përfundimin e ndeshjes, tani është zyrtare: Paulo Bento nuk është më trajner i kombëtares portugeze.

Siç është konfirmuar më 11 shtator nga FPF – Federata e Futbollit e Portugalisë, “është vendosur në mirëkuptim ndërprerja e kontratës së 45-vjeçarit Bento”.

Bento, që më parë kishte drejtuar vetëm Sporting Clube de Portugal, ishte zgjedhur nga federata në shtator 2010. Drejtoi përfaqësuesen portugeze në 35 takime, e udhëhoqi në kampionatin Evropian 2012 ku arriti deri në gjysmëfinale, ndeshje në të cilën u mund me penallti nga Spanja fqinje që atë vit do të shpallej kampione e Evropës. Në Botërorin 2014, Bento nuk arriti të çonte përpara skuadrën e Portugalisë që u skualifikua që në fazën e grupeve.

Humbja me Shqipërinë duket se i ka kushtuar shtrenjtë. Pas asaj ndeshjeje, në fakt, gazetat sportive portugeze flasin për poshtërim, për turpin më të madh të pësuar nga futbolli portugez, ndaj edhe dorëheqja (apo shkarkimi) i Bentos është një veprim mëse i pritshëm.

Po të blej shtëpi, mund të vij të jetoj në Itali?

Non è vero, ma ci credo. Dieci strane superstizioni