in

Mbretëria mbetet e Bashkuar, Skocia voton kundër Pavarësisë

Rezultati thuajse përfundimtar i referendumit, më i pastër nga parashikimet: 55% Jo dhe 45% Po

Në Skoci fiton partia e Jo-ve. Pjesëmarrja në votime ka shënuar një rekord absolut: kanë shkuar të votojn mbi 85% e skocezëve.

Në shtatë të mëngjesit, me 30 zona elektorale të numëruara ndër 32, i kanë thënë “jo” ndarjes nga Londra 1.877.252 votues, ndërsa ata që kërkonin shkëputjen u ndalën në 1.512.688.

Merr frymë lirisht David Cameron që nga Doëing Street komenton shkurtimisht rezultatin: “Referendumi ishte një hap demokracie që duhej bërë. Të bashkuar është më mirë”. Cameron ka premtuar gjithashtu që brenda janarit do të miratohet një paketë ligjesh për t’i dhënë Skocisë më shumë autonomi, siç ishte premtuar para referendumit. E jo vetëm asaj, më shumë autonomi do t’u sigurohet edhe rajoneve të tjera të Mbretërisë: Anglisë, Irlandës së Veriut, Uells.

Lubonja. Po shesin nacionalizmin dhe ateizmin e trashëguar si tolerancë fetare

«Anche la mia amica musulmana aspetta il Papa»