“Paqe në shtëpitë tuaja, paqe në zemrat tuaja, paqe në Kombin tuaj”, tha Papa Françesku gjatë Meshës së Shenjtë në Sheshin “Nënë Tereza”, të mbushur si asnjëherë nga mijëra qytetarë.
Papa Françesku, po kremton Meshën e Shenjtë së bashku me 2 kardinalë, 18 ipeshkvinj, 240 meshtarë, 10 seminarista dhe 4 diakonë.
Në meshë marrin pjesë të gjithë besimtarët dhe pelegrinët nga e gjithë Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, si dhe nga vende të ndryshme të botës.
Në hapësirën para altarit, janë të vendosur një grup të sëmurësh, për të cilët Papa Françesku ka gjithmonë kujdes të veçantë, disa të rinj të dioqezave të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Malit të Zi, si edhe një numër personash, të ftuar nga Kisha Katolike, ndër këtë zyrtarë të lartë të shtetit, përfaqësi diplomatike në Shqipëri, besimtarë dhe persona që i kanë qëndruar pranë Kishës në këto 20 vite.
Predikimi i Atit të Shenjtë gjatë meshës në Sheshin Nënë Tereza
Ungjulli i sotëm na thotë se përveç 12 Apostujve Jezusi thërret shtatëdhejtë e dy nxënës të tjerë dhe i nis ndër fshtara e qytete për të kumtuar mbretërinë e Zotit. Ai erdhi për të sjellë në botë dashurinë e dëshiron ta përhapë përmes bashkimit e vëllazërisë. Prandaj formon menjëherë bashkësinë e dishepjve, bashkësi misionare, e atje i stërvit për mision për të shkuar. Metoda misionare është e qartë dhe e thjeshtë dishepujt shkojnë nëpër shtëpi e kumti i tyre nis me një përshëndetje plot kuptim”Paqe në këtë shtëpi”. Nuk është thjesht përshëndetje, është edhe dhuratë, paqja. Duke ardhur sot mes jush të dashur motra e vëllezët të Shqipërisë, në këtë shesh kushtuar bijës së madhe e të përvuajtur të këtyre trojeve, Nënë Terezës së Kalkutës, Dëshiroj ta përsëris këtë përshëndetje, Paqe në shtëpitë tuaja, paqe në zemrat tuaja, paqe në Kombin tuaj.
Në misionin e shtatëdhjetë e dy dishepujve pasqyrohet përvoja misionare e bashkësisë së krishterë të të gjitha kohëve: Zoti i ringjallur e i ngjallë nuk nis vetëm të dymbëdhjetët, por nis Kishën mbarë, nis çdo të pagëzuar për t’ia u kumtuar Ungjillin gjithë popujve. Në rrjedhë shekujsh jo gjithnjë u pranua kumti i paqes i sjellë nga lajmëtarët e Jezu Krishtit: nganjëherë ia mbyllën portat. Në një të kaluar jo të largët edhe porta e popullit tuaj u kyç, u mbyll me vargonjtë e mohimeve e ndalimeve të një sistemi që mohonte Zotin e pengonte lirinë fetare.
Ata që kishin frikë nga e vërteta e liria, bënin ç’ështe e mudnur që të dëbonin Zotin nga zemra e njeriut e ta përjashtonin Krishtin e Kishën nga historia e vendit tuaj, ndonëse ai qe ndër më të hershmit që mori dritën e Ungjillit. Në leximin e dytë dëgjuam të përmendet Iliria, që në kohët e apostullimit të Palit, përfshirë edhe trojet e Shqipërisë së sotme.
Duke sjellë përsëri në vëmendje dhjetëvjeçaret e vuajtjeve e të persekutimeve të egra kundër katolikëve, ortodoksëve e myslimanëve mund të themi se Shqipëria ka qenë tokë martirësh: shumë ipeshkvij, meshtarë rregulltarë e besimtarë laikë e paguan me jetë besnikërinë e tyre. Nuk munguan provat e guximit të madh e të qëndrimit të pandshëm në shpalljen e fesë. Sa e sa të krishterë nuk u përkulën përballë kërcënimeve, por vijuan pa luhatje udhën e filluar !. Shkoj sot, shpirtërisht, pranë atij muri të varrezës së Shkodrës, vend-simbol i martirizimit të katolikëve, ku kryheshin pushkatimet dhe i prekur thellë në shpirt, vë lulen e lutjes e të kujtimit.
Zoti ishte pranë jush, të dashur vëllezër emotra, për t’ju mbajtur në këmbë. Ai ju priu e ngushëlloi e së fundi ju ngriti lart mbi krahë shqiponje, siç pati bërë me popullin e lashtë të Izraelit. Uroj që Shqiponja të cilën e shikojmë në flamurin e vendit tuaj, tju kujtojë gjithnjë shpresën për ta mbështetur përherë besimin tuaj në Zotin, që nuk zhgënjen, por është gjithnjë përkrah nesh, posaçërisht në çaste të vështira.
Sot portat e Shqipërisë janë të hapura e përparon stina e protagonizmit të ri misionar për të gjithë ata që bëjnë pjesë në popullin e Zotit. Secili i pagëzuar e ka një vend e një detyrë për ta kryer në Kishë e në Shoqëri. Secili duhet të ndjejë veten të thirrur për të punuar bujarisht në kumtimin e Ungjillit e në dëshmimin e dashurisë: për të fuqizuar lidhjet e solidariteti, për të krijuar kushte jete më të drejta e më vëllazërore për të gjithë. Sot erdha t’ju jap zemër e ta përforconi shpresën në ju e rreth jush: t’i vini në lëvizje breznitë e reja; të ushqeheni përherë me fjalën e zotiti, duke ia hapur zemrat Krishtit: Ungjilli i Tij ku tregon udhën! Feja juaj duhet të jetë ngazëlluese e rezatuese, duhet të tregojë se takimi me Krishitn i jep kuptim jetës së njerëzve të çdo njeriu.
Me frymën e bashkimit ndërmjet ipeshkvijve, meshtarëve, rregulltarëve e besimtarëve, laikë ju inkurajoj t’i jepni hov të ri veprimtarisë baritore e të vijoni kërkimin e formave të reja të pranisë së Kishës në gjirin e shoqërisë.
Posaçërisht ju drejtohem të rinjve: mos keni frikë t’i përgjigjeni bujarisht Krishtiti, që ju fton që ta ndiqni!.
Në thirrjen meshtarake e rregulltare do të gjeni pasurinë dhe gëzimin e dhurimit të vetvetes për t’i shërbyer Zotit e vëllezërve tuaj. Shumë burra e gra presin dritën e Ungjillit e hirin e sakramenteve
Kishë që jeton në tokën e Shqipërisë, faleminderit për shembullin e besnikërisë ndaj Ungjillit! Shumë nga bijtë e bijat tuaja vuajtën për Krishtin edhe deri në flijimin e jetës. Uroj që dëshmia e tyre t’i mbështesë hapat tuaj, të sotëm e të nesërm në udhën e dashurisë, të lirisë e drejtësisë e të paqes. Amen!
Të dashur vëllezër e motra, para se ta përfundoj këtë Kremtim, dëshiroj t’ju përshëndes të gjithë ju, që keni ardhur në Shqipëri nga vendet fqinje. Ju falënderoj për praninë e për dëshminë e fesë suaj.
Në veçanti ju drejtohem ju të rinjve. Ju ftoj ta ndërtoni jetën mbi Jezu Krishtin: Kush ndërton mbi Krishtin, ndërton mbi shkëmb, sepse Ai është gjithnjë besnik, edhe kur ne e shkelim besën. Jezusi na njeh më mirë se askush tjetër; kur gabojmë nuk na dënon, por na thotë: “Shko, por tani e tutje mos mëkato më”. Të dashur të rinj, ju jeni brezi i ri i Shqipërisë. Me forcën e Ungjillit e me shembullin e martirëve, të dini t’i thoni ‘jo’ idhujtarisë së parasë, ‘jo’ lirisë së rreme individualiste, ‘jo’ varësive e dhunës, e t’i thoni ‘po’ kulturës së takimit e të solidaritetit, ‘po’ bukurisë së pandashme nga e mira e nga e vërteta, ‘po’ jetës së shkrirë për ideale të mëdha, por besnike edhe në gjërat e vogla. Kështu do të ndërtoni një Shqipëri më të mirë e një botë më të mirë.
Po i drejtohemi tani Virgjëreshës Nënë, që e nderoni sidomos me titullin “Zoja e Këshillit të Mirë”. Nisem shpirtërisht për në Shenjtoren e saj në Shkodër, që e doni aq shumë, e ia besoj gjithë Kishën në Shqipëri e mbarë popullin shqiptar, në veçanti familjet, fëmijët e të moshuarit. Zoja ju priftë për të ecur së bashku me Zotin, drejt shpresës që nuk zhgënjen”.