in

Italia më e korruptuar se Ruanda

Në renditjen e këtij viti mbi korrupsionin në vende të ndryshme të botës, të përpiluar nga Transparancy International, Italia zbret në vend të 67-të, katër shkallë krahasuar me një vit më parë: sot renditet pas Kroacisë, Maqedonisë. Shqipëria renditet 20 vende më poshtë Italisë ndërsa Kosova akoma më poshtë, në vendin e 110-të. Edhe Guardia di Finanza konfirmon se gjendja është gjithnjë e më e rëndë: në vitin 2009 paditjet për korrupsion janë shtuar me mëse 200% kundrejt një viti më parë

Në administratën publike italiane korrupsioni ka marrë dhenë. Ata që e paguajnë janë jo vetëm qytetarët, por edhe institucionet, që humbasin prestigj për faj të politikanëve dhe të funksionarëve shtetërorë të pandershëm.

Ky është alarmi i ngritur nga Luigi Giampaolino, kryetari i ri i Kontrollit të Lartë të shtetit, organit më të rëndësishëm të kontrollit të shpenzimeve publike. Të dhënat nga Guardia di Finanza konfirmojnë që gjendja është gjithnjë e më e rëndë: në vitin 2009 paditjet për korrupsion janë shtuar me mëse 200% kundrejt një viti më parë.

Ky problem i ka rënë në sy edhe organizatës jo qeveritare Transparancy International, që çdo vit u kërkon ekspertëve nga mbarë bota një gjykim mbi korrupsionin në vende të ndryshme. Me këto të dhëna përpilohet një renditje ku Italia vazhdon të zbresë: në vitin 2009 ishte në vend të 63-të, në 2010-tën ka rrëshqitur në të 67-tin, me pikët më të ulëta që ka pasur ndonjëherë në 13 vjetët e fundit. Me pak fjalë, nuk duket edhe kaq e largët epoka e “Tangentopoli-t”, seria e hetimeve që në vitet ‘90 nxori në dritë një sistem tejet të shtrirë korrupsioni në botën politike dhe ekonomike duke shkaktuar një indinjatë të thellë publike dhe fundin apo transformimin e partive që kishin qeverisur Italinë deri asokohe.

Vendet me më pak korrupsion sipas renditjes së Transparancy International janë Danimarka, Zelanda e Re, Singapori. Në këtë renditje Shqipëria renditet në vendin e 87-të (por një vit më parë renditej 8 vende më poshtë) ndërsa Kosova në të 110-tin.

Shiko Renditjen 2010 të Transparancy International

Pakte mes shtetit e Mafies?

Lega proteston kundër punësimit të një shqiptareje