in

Papa në Shqipëri dhe fëmijët

Pritet nga vajza e deputetes Mesila Doda, e pak çaste para largimit bekon djalin e vogël të kryeministrit Edi Rama

Me të mbërritur në tokën shqiptare, në aeroportin Nënë Tereza, Papa Françeskut iu ofrua një tufë me lule nga dy fëmijë, Hana dhe Luisi. Hana është e bija deputetes Mesila Doda dhe e gazetarit Enkel Demi. Lajmin e jep vetë Doda në profilin e saj Facebook duke shkruar: “Tejet e lumtur!!!! Hana ime ishte fëmija që e priti në aeroport dhe i dha lulet Atit të shenjtë, një kujtim për gjithë jetën e saj. Zoti e bekoftë!!!”.

Gjatë vizitës disaorëshë në Tiranë, Papa ka përshëndetur e puthur edhe shumë vogëlushë, dhe në aeroportin Nënë Tereza pak çaste para largimit, Papa Françesku ka bekuar dhe djalin e vogël të kryeministrit Edi Rama, Zaho-n.

Gjatë ceremonisë së largimit nga Shqipëria, Papa Fançesku ka takuar Kryeministrin Edi Rama me të cilin ka shkëmbyer disa prej përshtypjeve të kësaj vizite. Më pas është afruar edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama bashkë me djalin e tyre dymuajsh, Zaho Ramën.

Mesazhi i Papës në librin e përshtypjeve në Presidencë

Dëshmitë e Dom Ernest Simonit dhe Motër Maria Kaletës përlotin Papën