in

Mbetet pa parà, 16-vjeçari shkon kërkon ndihmë në polici

Kish ardhur i vetëm nga Shqipëria në Firence për të studiuar

Romë, 29 shtator 2014 – Një 16-vjeçar shqiptar është paraqitur të shtunën në Kuesturën e Firences për të kërkuar ndihmë. Policëve u ka treguar se kish mbërritur në qytet prej disa ditësh, ku tashmë gjendet vetëm e pa një dyshkë në xhep. Ka shpjeguar se nga Shqipëria është nisur me avion falë ndihmës së gjyshërve që i kanë dhënë të gjitha kursimet e tyre që 16-vjeçari të vinte në Itali për të studiuar.

Por paratë e gjyshërve kanë mjaftuar vetëm për pak ditë e 16-vjeçarit nuk i ka mbetur tjetër veçse të paraqitet në Kuesturë për të kërkuar ndihmë.

Pasi i kanë dhënë për të ngrënë, agjentët e kanë shoqëruarnë një qendër për të miturit. (ANSA)

Nuk po u mjafton djersa, duan edhe gjakun tonë!

Ohri, liqeni më i vjetër i Evropës, ekziston prej mëse një milion vjetësh