in

Ohri, liqeni më i vjetër i Evropës, ekziston prej mëse një milion vjetësh

Një skuadër ndërkombëtare studiuesish merret prej një viti me mbledhje të dhënash për nxjerrjen e moshës së liqenit. Përfundimet janë botuar së fundi në revistën shkencore ndërkombëtare Eos.

Romë, 29 shtator 2014 – Që ishte më i vjetri në Evropë dihej prej kohësh. Po ashtu edhe që kishte nmrin më të madh të specieve endemike, 212 janë numëruar mes kafshëve dhe bimëve, fakt për të cilin Ohri është deklaruar nga Unesco Pasuri e Njerëzimit.

Prej studimeve të fundit të nisura vitin e shkuar nga një grup pune ndërkombëtar ku bëjnë pjesë edhe kërkimtarë shkencorë italianë e gjermanë dhe të botuara së fundi në revistën shkencore Eos, del se Ohri është më i ri nga ç’mendohej më parë, por gjithsesi ka mbi një milion vjet ekzistencë dhe mbetet më i vjetri në Evropë.

Këto studime janë bërë mbi materialin e nxjerrë nga shtrati i liqenit në pesë pika të ndryshme të tij e japin të dhëna mbi faunën dhe florën endemike të liqenit si dhe lejojnë të tregohet “mosha” e tij.

Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe një nga liqenet më të vjetra në botë. Ai gjendet në një lartësi prej 695 metrash mbi nivelin e detit dhe ka një sipërfaqe prej 349 km². Pika më e thellë e liqenit është 289 metra.
Pjesa më e madhe e tij i përket Maqedonisë, kurse pjesa tjetër i përket Shqipërisë. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe Pogradeci në Shqipëri.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Mbetet pa parà, 16-vjeçari shkon kërkon ndihmë në polici

Cittadinanza italiana. Renzi: “Faremo la riforma, italiani dopo un ciclo scolastico”