in

Kam leje qëndrimi për asistencë të mituri. Mund të kërkoj kartën e qëndrimit?

Kam lejen e qëndrimit për t’u kujdesur për tim bir të sëmurë prej më shumë se pesë vjet. Mund të paraqes kërkesë për lejeqëndrimin BE për qëndrues afatgjatë?

Për të paraqitur kërkesë për leje qëndrimi për qëndrues afatgjatë, të ashtuquajturën kartë qëndrimi, i huaji duhet të jetë titullar i një lejeqëndrimi të paskaduar dhe të ketë qëndrim të rregullt në Itali prej të paktën 5 vjetëve.

Ekzistojnë disa dokumente qëndrimi që nuk janë të vlefshme për të paraqitur kërkesën e lejeqëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë:

– leja e qëndrimit për motive studimi apo formimi profesional  e kërkimi shkencor;
– leja e qëndrimit për mbrojtje të përkohshme apo për motive humanitare;
– leja e qëndrimit në pritje të njohjes së statusit të refugjatit;
– leja e qëndrimit për një kohë të shkurtër (për biznes apo kura mjekësore);
– dokumenti i qëndrimit i diplomatëve, konsujve apo personave me status të ngjashëm dhe i anëtarëve të përfaqësive të akredituara pranë organizatave ndërkombëtare botërore.

Të gjitha llojet e tjera të lejeve të qëndrimit që nuk rreshtohen në listën e mësipërme janë të vlefshme për paraitjen e kërkesës së lejes së qëndrimit bE për qëndruesit afatgjatë. Kështu në rastin konkret, edhe leja e qëndrimit për asistencë një të mituri e lëshuar sipas nenit 31 të dekretit legjislativ 286/98, është dokument i vlefshëm për paraqitjen e kërkesës së kartës së qëndrimit.

Kriteret e parashikuara për lëshimin e kartës, përveç të pasurit në xhep të lejeqëndrimit të duhur janë:

– të ardhurat me burime të ligjshme jo më të ulëta se çeku social (për vitin 2014, shuma e tij është 5.818,93 euro);
– certifikata e pastër penale në Itali, që do të thotë që i interesuari nuk duhet të përbëjë rrezik për rendin publik apo për siurinë e Shtetit.

Leja e qëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë është dokument qëndrimi i përhershëm. Pra ky dokument nuk ka nevojë të përtërihet, por ai duhet përditësur çdo pesë vjet që të mund të përdoret si dokument identiteti.

Maria Elena Arguello / Stranieriinitalia.it

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)
 

“No a bimbi rom in classe”. Genitori spostano i figli in un’altra scuola

Mbi gjysmë milioni shqiptarët në Itali