in

Brindisi. Merrnin padrejtësisht pensionin social. Paditen 33 të moshuar shqiptarë

Akuzohen t’i kenë vjedhur INPS-it me mashtrim 360 mijë euro.

Romë, 8 tetor 2014 – Rasti i fundit i të moshuarve që marrin pensionin social pa jetuar efektivisht në Itali zbulohet nga Guardia di Finanza në Brindisi.

Sipas të përditshmes Repubblica, Guardia di Finanza ka paditur 33 shqiptarë mbi 65 vjeç që deklaronin se jetonin në Itali për të marrë nga INPS disa qindra euro në muaj, në të vërtetë jetonin në Shqipëri por kapërcenin detin disa herë në vit vetëm për të tërhequr shumën që shteti italian ofron për të moshuarit që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të siguruar jetesën. Në Itali ama, jo jashtë saj. Në fakt kriteri bazë për përfitimin e pensionit social është pikërisht “rezidenca e qëndrueshme dhe efektive” në territorin italian.

Guardia di Finanza ka zbuluar se 33 të moshuarit shqiptarë në komunat e Brindisit dhe Mesagne-s ishin vërtet me moshë mbi 65 vjeç e nuk kishin të ardhura por ata jetonin në Shqipëri ndërsa deklarimi i tyre i rezistencës në Itali ishte i rremë. Që të gjithë kishin deklaruar si rezidencë në Itali atë të ndonjë familjari (bir, vëlla, kunat) që vërtet jeton këtu.

Sipas financierëve që kanë kontrolluar hyrje-daljet e të moshuarve, këta të fundit vinin herë pas here në Itali për të tërhequr në bankë apo postë shumat e derdhura nga INPS dhe shkonin e gëzonin pensionin në Shqipëri.

Ndër rastet më ekstreme, financierët tregojnë atë të një gruaje që nuk vjen në Itali prej dhjetorit 2010. Apo atë të një tjetri që vinte në Itali vetëm një herë në vit, për dy-tri ditë dhe zbraste llogarinë e tij.

Për 33 personat INPS ka ndërprerë pensionn dhe ka nisur procedurat për rekuperimin e 362 mijë eurove të përfituara në mënyrë të padrejtë.

Lexo edhe:
Pensioni social në Shqipëri
Matelica. Merrte padrejtësisht çekun social, paditet i moshuari dhe i biri
Nuk do të kem pension nga puna, a mund të kërkoj çekun social?
Frosinone. Paditen katër të huaj pse merrnin padrejtësisht çekun social 

Ariano Irpino. Një tjetër i moshuar shqiptar paditet pse e merr padrejtësisht çekun social
Savona. Merrnin padrejtësisht pensionin social, paditen 19 të huaj 
Albenga. Paditet nga financierët pse tërheq pensionin e prindërve të kthyer prej vitesh në atdhe 
Macerata. Merrnin padrejtësisht pensionin social, denoncohen 14 shqiptarë 
Paditen 25 emigrantë. I kanë vjedhur INPS-it 200 mijë euro me pensione
Terni. Marrin pension social pa pasur të drejtë, paditen 15 vetë 
Fabriano Marrin padrejtësisht pensionin social. Probleme për 15 të huaj 
Terni. Merrnin çekun social, por jetonin në atdhe 
Merrnin pension padrejtësisht. Paditen 26 shqiptarë rezidentë në Pistoia 
Merrnin çekun social pa qenë në Itali. Probleme për 53 të moshuar në Bra të Cuneos
Modena. Merrnin pensionin social pa pasur të drejtë. Telashe për 23 pleq të huaj
Rreth 8 mijë shqiptarë marrin pension në Itali 

Un’opera di Adrian Paci è l’icona della X Giornata del Contemporaneo

Migrantët e parregullt do të ndalohen e skedohen në mbarë Evropën. Nis operacioni Mos Maiorum