in

OBSH: Mbi 4.000 të vdekur për shkak të Ebolas

Vendet më të prekura nga epidemia janë Guinea, Liberia dhe Sierra Leone. Vetëm në Liberi kanë humbur jetën mbi 2.300 vetë

Gjenevë, 10 tetor 2014 – Janë mbi 4.000 viktimat e epidemisë Ebola. Ky është bilanci i fundit i OBSH-së, Organizata Botërore e Shëndetësisë, i botuar sot në Gjenevë.

Sipas këtij bilanci, që konsideron të dhënat deri më 8 tetor, ka gjithsej 8.399 raste të prekurish nga sëmundja, të regjistruar në shtatë vende, dhe se deri në këtë atë, numri i të vdekurve ka shkuar në 4.033. Ndërsa bilanci i mëparshëm, që mbyllej më 5 tetor, fliste për 8.033 raste, dhe 3.865 të vdekur.

Shtatë vendet e prekura janë ndarë në dy grupe nga OBSH-ja, i pari përbëhet nga Guinea, Liberia dhe Sierra Leone, ose tre vendet më të prekura, ndërsa i dyti nga Nigeria, Senegali, Spanja dhe SHBA-ja.

Në grupin e parë, Liberia, vendi më i prekur nga epidemia, numëron 4.076 raste, ku 2.316 të vdekur.

Në Sierra Leone, OBSH-ja ka regjistruar 2.950 raste dhe 930 të vdekur.

Përfundimisht në Guine, nga ku u shpërhap epidemia në dhjetor 2013, janë regjistruar 1.350 raste dhe 778 të vdekur.

Personeli që përkujdeset për të sëmurët vazhdon të paguajë një çmim të lartë në këtë vend me 416 raste ku 233 të vdekur.

Në grupin e dytë, në Nigeri, numri i rasteve dhe vdekjeve ka mbetur i pandryshuar me 20 raste dhe 8 të vdekur.

Sipas raportit të fundit të OBSH-së flitet për një të vdekur në SHBA, një të sëmurë në Spanjë dhe një në Senegal.

Në republikën Demokratike të Kongos, ku është përhapur një version ndryshe i epidemisë Ebola nga ai që ka goditur Afrikën Perëndimore, OBSH-ja numëron 71 raste dhe 43 vdekje, sipas një bilanci të datës 7 tetor.

Tmerr në Genova. Qyteti përmbytet nga uji e balta

Sono stato espulso. Quanto devo aspettare prima di rientrare in Italia?